Komuna e Çairit është bastion i Ali Ahmetit dhe i yni, tha në një konferencë para Komunës së Çairit, Skender Rexhepi – Kryetari i Lëvizjes “Populli”, pjesë e Frontit Evropian. Ai në emër të këtij Fronti, kërkoi dorëheqjen e krerëve të koalicionit VLEN, sic tha, për shkak të humbjes në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Komuna e Çairit siç jemi në Çair është dëshmi se është bastion edhe i Ali Ahmetit por edhe i yni me këto. U drejtohem të gjithë kryetarëve të VLEN-it, duke filluar nga kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhitit po ashtu edhe Afrim Gashit edhe Bilall Kasamit edhe Arben Taravarit, burrat duhet të mbajnë fjalën, fjala e tyre ishte që nëse humbin zgjedhjet presidenciale do të dorëhiqen andaj ju kërkojmë ta mbajnë fjalën të dëshmojnë së paku se në humbje mbeten burrërisht, Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare!” – ka shkruar në Facebook, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.“Më 8 maj ia fillojmë nga zeroja, me kuti të zbrazëta, dhe ne jemi të bindur se fitorja është e paevitueshme” – është prononcuar po në Facebook, kreu i Alternativës, Afrim Gashi. (tvklan.mk)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …