Skënder Sadri KAPITI: Vizioni i reformatores Grida Duma

Skënder S. Kapiti: Berisha, Thaçi, Rama, Mustafa, Meta, bëjuni shqiptarëve një të mirë historike- largohuni!

Duke parë, dëgjuar e vështruar; duke parë dhe prekur realitetin gjithdimensional të politikës, të drejtësisë, të mosintegrimit, të  moszhvillimit, të mosmirëqënies, të papunësisë ,të varfërisë, të korrupsionit, të drogës dhe të eksodit  që vijnë si pasojë e mosqarkullimit të elitave politike, patriotike ,demokratike dhe intelektuale dhe e kalbjes, e gërryerjes dhe e kriminalizimit të sistemit, e vetmja shpresë te shqiptarët për ndryshimin është largimi nga politika i kësaj elite politike kudoshqiptare si autorja e këtij realiteti dështak dhe mjeran në Shqipëri dhe në Kosovë.

Sikur 5% të ishin të vërteta akuzat e ndërsjellta të politikanëve shqiptarë kundër njëri-tjetrit, akuzat publike të opinionit qytetar, intelektual dhe mediatik  si dhe këshillimet, ankimet, konstatimet dhe akuzat e ndërkombëtarëve për këta drejtuesit kryesorë të politikës shqiptare si dhe për politikanët shqiptarë në përgjithësi , vetëm ky 5% -ësh do të kishte qenë tepër mjaftueshëm të paktën moralisht që politikanët shqiptarë të tillë minimalisht duhet të largoheshin nga politika.

 

  Degradimi i politikanit

 

Kur pushteti dhe pangopësia me të , politikanit ia errëson pamjen dhe ky verbim nuk e lejon atë që ta vështrojë realitetin; kur pangopësia e mbërthen me grykësinë për të rrëmbyer të gjitha: autoritet, pushtet, famë e pasuri nxitimthi; dhe kur si realitet politikani njeh dështimin, kotësinë dhe dukjen e panevojshme kudo e në çdo vënd dhe kurdoherë e në çdo kohë, për tu paraqitur si shpëtimtar madje edhe atëherë kur ai bën zullumin dhe tradhëtinë, korrupsionin dhe krimin,dhe kur vetëm te pushteti ai gjen kënaqësinë, këtij politikani dështak: “triumfi dhe lavdia” e tij kthehen në mjerim, dramë e fatkeqësi për popullin e tij. Ky politikan i rrëmbyer nga marrëzia , pangopësia dhe nga urrejtja e mizoria nuk di se çfarë bën me pushtetin e tij, dhe për zullumet, korrrrupsionin dhe për pabesitë e tij atë e mbërthen frika dhe ankthi,dhe kjo frikë dhe ky ankth nuk e lë atë që të largohet nga politika dhe as nga pushteti, sepse vetëm te pushteti ai ka besim dhe siguri për pandëshkueshmërinë.

Është koha që shqiptarët të veprojnë për ta larguar eliten politike dhe për ta dëbuar atë nga politika, nga pushteti, nga autoriteti i pamerituar  dhe i korruptuar i tyre. Duhet larguar dhe dëbuar kjo “elitë” politike në mënyrë që shqiptarët të moslargohen nga atdheu prej arrogancës, prej korrupsionit, prej të padurueshmes dhe prej padrejtësive  që atyre u vijnë nga këta dhe nga kjo elitë e keqe politike që ka mbërthyer dhe grabitur gjithçka.

Koha e demokracisë nuk mund të bllokohet dhe as të pengohet nga rrangallat dhe vjetërsirat politike deshtake si Berisha, Thaçi, Rama, Mustafa e Meta dhe shumë të tjerë të përjetshëm të  politikës, jo vetem për faktin se janë “lodhur”, “plakur” dhe konsumuar por edhe sepse jane bërë tepër të pabesueshëm dhe të neveritshëm e të gërrditshëm jo vetëm te opinioni i  gjërë publik dhe kombëtar shqiptar por edhe te aleatët e shqiptarëve ,te SHBA dhe te BE.

Këta, dhe kjo elitë politike, apo ky establishment politik si në Shqipëri dhe në Kosovë nuk janë lodhur dhe plakur as nuk janë thinjur nga shqetësimet dhe as nga  puna e përkushtimi i tyre per shtetin , për shqiptarët, për mirëqënien ,për drejtësinë dhe për integrimin e Shqipërisë e Kosovës, por janë lodhur dhe plakur  si dhe janë konsumuar prej korrupsionit, prej hajnive dhe prej mashtrimeve e genjeshtarave të  keqqeverisjeve të tyre të cilat realisht kanë qenë “arritjet”  dhe “realizimet më të mëdha” të kësaj elite politike shqiptare për 27 vite në Shqipëri dhe për 19 vite në Kosovë.

Këta dhe elita politike rreth tyre janë shteruar dhe nuk kanë më as vizion, as alternativa dhe janë shterpëzuar dhe nuk prodhojnë më as besim dhe as idera; kjo “elita” politike partiake e parlamentare, kjo “elita” qeverisëse dhe administrative injorantësh e mbajnë peng shtetin dhe shoqërinë shqiptare, e mbajnë peng zhvillimin dhe integrimin , e mbajnë peng ligjin dhe drejtësinë. Prej kësaj elite politike shqiptarët vuajnë nga mjerimi, papunësia, nga korrupsioni dhe nga padrejtësia dhe prandaj vetëm sa largohen nga atdheu.

Një gjë e di besoj me siguri, atë se për këto se çfarë shkruajta shkurtimisht më sipër janë dakord shumica e qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi prej atyre këto edhe i  dëgjon dhe prej atyre edhe i mësojmë  këto të vërteta,dhe  këto i dinë mirë edhe ndërkombëtarët.

Këtë e them me siguri sepse shqiptarët i dinë shumë mirë të gjitha të vërtetat.

Dhe këto të vërteta i dinë shumë mirë edhe aleati i madh i shqiptarëve që janë SHBA-të, dhe SHBA gjithnjë edhe ua ka thënë drejtpërsëdrejti shqiptarëve të vërtetat , sepse: demokracia, politika e qeveria amerikane gjithmonë thonë të vërtetën. Kurse politika dhe “demokracia” në Shqipëri dhe në Kosovë  nuk thonë e nuk punojnë për të vërtetën sepse politika dhe qeverisjet e pushtetet shqiptare punojnë vetem për veten e tyre dhe per pasojë dhe si rrjedhojë  punojnë pandershmërisht kundër demokracisë, kundër interesit publik  dhe e fshehin dhe manipulojnë me të vërtetën dhe me realitetin.

E vërteta më e madhe sot te shqiptarët , te të dy shtetet shqiptare , Shqipëria dhe Kosova, janë: politika e keqe dhe e kriminalizuar, korrupsioni dhe drejtësia( padrejtësia). Dhe po kështu dihet se autorët dhe shkaktarët kryesorë të këtij realiteti janë ata që janë cituar në titullin e këtij shkrimi si dhe strukturimet  dhe keqfunksionimi i infrastrukturës dhe i superstruktures politike, administrative dhe juridike i kësaj elite politike të sotme të cilat e keqmenaxhojnë ligjin, shtetin, politikën, demokracinë dhe drejtësinë, këta të cilët e kanë kapur të tashmen dhe e mbajnë të tashmen dhe të ardhmen peng të së kaluarës.

Por ajo që nuk kuptohet është kjo: se si ka mundësi që shqiptarët e dinë të vërtetën por nuk arrijnë për ta realizuar dhe për të arritur te ajo?

 

Dhe cila është arritja e munguar ?

 

Është ndërtimi i shtetit ligjor me standarte moderne, sundimi i ligjit, konstruktivizmi  dhe funksionimi  konstitucionalist i shtetit, triumfi i patriotizmit real si dhe realizimi i  proceduralizmit të vërtetë demokratik.

Shqiptarë veproni tani nëse doni ta ndihmoni veten, veproni tani dhe mbështeteni fort zbatimin e VETTING-ut, sepse shqiptarët dhe vetëm shqiptarët më shumë se kushdo tjetër në Europë kanë nevojë për VETTING-un, për drejtësinë dhe për ndihmën e SHBA-ve. Shqiptarët vuajnë nga padrejtësia ,pra shqiptarët kanë nevojë për drejtësinë, por ama edhe drejtësia ka nevojë për mbështetje nga njerëzit kombëtarë dhe nga shoqëria patriotike të cilët e duan drejtësinë, lirine, atdheun dhe shtetin e tyre.

Berisha, Thaçi, Rama , Mustafa e Meta dhe shumë  politikanë të tjerë ,  bëjuni një “të mirë” shqiptarëve që juve t’u mbetet si diçka “e mirë” në Histori, largohuni nga skena politike! Vetëm kështu, nëse largoheni, ju do të kontribuonit për t’i dhënë lirinë demokracisë, patriotizmit, shtetit ligjor, progresit ,mirëqënies dhe integrimit të shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …