leoni

Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Ja pse Serbia i trembet Kosovës

Në vitin 1912-1913 Serbia me ndihmën e pansllavizmit dhe me miratimin e Europës  e pushtoi  Kosovën, djepin e shqiptarizmit : barbarisht, me dhunë, me genocid   dhe me lloj –lloj masakrash të papara që nga koha e kryqëzatave mesjetare.

 Gjatë kësaj periudhe 100 vjeçare Serbia e shndërroi Kosovën në koloni të saj, por kurrë nuk e gjunjëzoi , as nuk e nënshtoi , dhe as nuk e mposhti popullin më heroik të Europës, popullin shqiptar të Kosovës, pavarësisht se  Serbia kundër Kosovës përdori të gjithë arsenalin kriminal genocidist të dhunës, shkatërrimit, djegieve, torturave ,vrasjeve , dëbimeve masive si dhe arsenalin politiko-mediatik, diplomatik, gënjeshtrat e mashtrimet në opinionin ndërkombëtar , madje edhe atë antiislamik e antifetar.

Serbia bëri gjithçka deshi mbi popullin e Kosovës edhe pse ekzistonte Shteti shqiptar i Shqipërisë, shtet i cili kurrë nuk bërë asgjë serioze dhe as të duhur në mbrojtje të të drejtave historike e kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës.

 Politika e Tiranës e cila ka qenë e interesuar vëtem për interesa personale pushteti e interesi personal gjithçka çfarë ajo ka bërë për Kosovën ka qenë fasadë  hipokrizie , ashtu sikurse është  sidomos edhe aktualisht  kjo qeverisjea e sotme ,ka qenë më shumë retorikë dhe e minimizuar se po shkelin liritë e njeriut.

Shqipëria kurrë madje as edhe nuk ka kërkuar që trojet shqiptare, pra Kosova t’i bashkohej Shqipërisë.

Shqipëria edhe sot jo vetem nuk ndihmon seriozisht Kosovën por madje ka vendosur barriera e pengesa p.sh. tregtare e doganore dhe deri edhe taksen per rrugën per te ardhur, vizituar dhe për të kaluar pushimet shqiptarët e  Kosovës në Shqipëri.

Kosova me luftë dhe me përpjekje mbinjerëzore qëndroi dhe e sfidoi kolonizatorin serb , dhe me luftë fitoi lirinë dhe pavarësinë,  dhe si rezultat i saj  Kosova  në vitin 1999 u çlirua dhe në vitin 2008 fitoi Pavarësinë dhe shtetin e vet.

Serbia tashmë më shumë se kurrë i trëmbet Kosovës, pasi jo vetëm se kurrë më ajo nuk do të kthehet ne Kosovë, por e ka hallin tjetër kund, e ka në atë se tashmë  Serbia e sheh Kosovën si shtet të pavarur si një kërcënim për veten e saj, pasi me Pavarësinë e Kosovës populli shqiptar është forcuar dhe konsoliduar etnikisht fuqishëm si kurrë më parë në Historinë e Ballkanit.

Tani shqiptarët janë shndërruar në faktor kyç në Ballkan.

Me Pavarësinë e Kosovës tani fillon edhe zgjidhja e problemeve ballkanike të pazgjidhura.Kosova tani duke qenë shtet i pavarur me pozicionin strategjik ne qender të Ballkanit, ky pozicion e bën Kosovën aq shumë të rëndësishëm për Ballkanin ashtu sikurse është Gjermani për Europën në qëndër të Europës.

Serbia duke ia njohur mirë karakterin vital, nacionalist, patriotik , heroik dhe luftarak të pupullit martir shqiptar të Kosovës, duke ia njohur atij idealin dhe qëllimin e tij shumë shekullor për t’u bashkuar shqiptarët në një shtetkomb shqiptar , ajo i trëmbet kështu krijimit të një shteti të bashkuar etnik shqiptar, prandaj ajo edhe sot po bën maksimumin e mundshëm për të penguar njohjet ndërkombëtare të Kosovës; bën gjithçka mundet për ta destabilizuar Kosovën ; bën gjithçka mundet për ta sabotuar ndërtimin dhe zhvillimin demokratik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës; bën të gjitha përpjekjet për mosintegrimnin e Kosovës.

Ajo intrigon dhe parapërgatit, inskenon dhe provokon në Kosovë duke diversionuar me ishagjentët e saj për ta përçarë politikën dhe sistemin demokratik në Kosovë; ajo manipulon dhe shfryrtëzon për qëllimet e saj edhe minoritetin serb të Kosovës.

Serbia tmerrohet me faktin se Kosova së shpejti do të ketë ushtrinë kombëtare të saj, pasi pavarësisht se populli i Kosovës , kolonizuar prej 100 vitesh nga Serbia , dhe pse Kosova pa ushtri dhe pa armë, Serbia kurrë nuk e mposhti dhe as nuk e mundi rezistencën dhe qëndresën mbinjerëzore të shqiptarëve të Kosovës.

Dhe fakti se Kosova do të ketë ushtrinë e saj të përgatitur dhe të mirëarmatosur pra e tmerron Serbinë.

Serbia po tmerrohet edhe nga rezultatet e mëdha të sportit kosovar në arenën ndërkombëtare ku në një kohë kaq të shkurtër të Pavarësisë , Kosova është përfaqësuar me lavdi nga sportistët e saj të cilët i kanë sjellë Kosovës vëndin e parë si kampion bote dhe medalje ari të fituara në olimpiada, në kampionate botërore dhe europiane madje edhe në ato vënde të fuqishme të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës  si Rusia, Brazili, Spanja ,Meksika etj.

Serbia tmerrohet edhe për faktin se Kosova është edhe populli më besnik dhe më proamerikan në Botë.

Këto dhe shumë të tjera si këto janë arsyet se përse Serbia i trëmbet Kosovës, sepse me Pavarësinë e Kosovës koha ka filluar të punojë  dhe e ardhmja  do të punojë fuqishëm dhe pashmagshëm për shqiptarët më shumë se për çdo komb tjetër në Ballkan.

Këtë nuk mund ta pengojë më jo vetëm Serbia por as ajo bashkë me aleatët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …