Lëvizja politike e ndërmarrë nga z. Kokëdhima që me të drejtë është emërtuar “Zgjidhja” pasi zgjedhjet elektorale në Shqipëri nuk kanë qenë pothuajse asnjëherë të lira dhe të pamanipuluara; dhe si të tilla, ato dhe pseudodemokracia shqiptare nuk kanë zgjidhur por vetëm sa kanë rritur e shtuar probleme si dhe kanë prangosur, komplikuar dhe konfliktuar politikën, demokracinë, individin dhe shoqërinë gjatë këtij tranzicioni.
Se pari unë konstatoj dhe vlerësoj se: Z. Koço Kokëdhima kërkon zgjidhjen e problemit qëndror dhe esencial të demokracisë në Shqipëri që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme që sipas vizionit të tij: me këtë zgjidhje të këtij kryeproblemi fillon edhe reformimi dhe funksionimi i Lirisë dhe i Drejtësisë, pra ndërtimi i shtetit ligjor me standarte demokratike i cili i hap rrugën edhe integrimit për në BE. Ky vizion i Z. Kokëdhima vjen në pëputhje të plotë me atë të demokracisë perëndimore e cila gjithmonë vëmendjen kryesore dhe si celësin për konstituimin e demokracisë dhe integrimin e Shqipërisë në BE ka vlerësuar dhe ia ka lënë detyrë politikës shqiptare realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dhe së dyti Lëvizja “Zgjidhja”e Kokëdhimës i shërben emancipimit demokratik jo vetëm të Partisë Socialiste por të të gjitha partive politike shqiptare kudo ato janë si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni: kjo si zgjidhje e cila t’i shërbejë lirisë së mendimit ndryshe dhe demokratizimit të brëndshëm të tyre kundër monopolit autoritarist të elitës dhe të establishmenrit politik, kundër monolitizmit formal të partisë, ku kryetarëve të partive t’u hiqet pronësia mbi partinë të cilën ata e konsiderojnë si mjet dhe material njerëzor, si dhe ku vendimmarrja të mos jetë apriori e kryetarit por të jetë liri, atribut dhe e drejtë e antarësisë dhe jo e establishmentit “elitist” partiak te ngushtë dhe klientelist e klanor.
Demokracinë në Shqipëri kryetarët e partive politike e kanë shndërruar dhe i kanë dhënë fizionominë dhe kanë bërë që ajo të funksionojë si një sistem anarkodemokratik si të një bajraktarizmi politik modern.
Partite politike jo vetëm ato në Shqipëri por edhe ato në Kosovë e Maqedoni janë tipike autoritariste, prona te kryetareve të cilët edhe kur ata “vetëlargohen” pronarë të tyre janë dhe mbesin realisht po ata, kryetarët fantazma të tyre, sepse ata lënë në krye të tyre servilët, puthadorët dhe “trashëgimtarët” më të pa autoritet e të pa dinjitet sic është rasti i kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha.
Unë, prandaj edhe ia kushtova këtë shkrim Lëvizjes së Kokëdhimës, ishdeputet i Partisë Socialiste sepse ai duket se po inkurajon një Lëvizje politike të guximshme kundër lidershipit absolut të saj, Edi Ramës, kundër autoritarizmit të establishmetit politik të të ashtuquajturës “Rilindje” të tij dhe që arriti kulmin e vet me rizgjedhjen hipokrite të tij si kryetar i PS-së me një farë referendumi të padëgjuar ndonjëherë pak a shumë dhe realisht me një pyetje të tillë se: A jeni dakord që unë Kryeministri i Shqipërisë të rizgjidhem dhe kryetar partie.
Dhe në cilën parti shqiptare që do ta kishte pushtetin antarësia e tyre do të guxonte të dilte kundër vullnetit të kryeministri të shtetit në Shqipëri.
Dhe a do të guxonte ndonjë parti edhe në Kosovë e Maqedoni ta bënte këtë, pasi edhe atje kryetarllarët janë zgjedhur e rizgjedhur si kryetarë pa kundër kandidatë, dhe biles edhe me rezultate më të thella se sa ajo kur zgjidhej Enver Hoxha si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare me mbi 99% të votave si shëmbull ky në tri partitë kryesore të atjeshme.
Establishmentet politike apo sic kanë dëshirë të vetreklamohen ato si “elita”politike, në Shqipëri dhe Kosovë, ato janë edhe pronarë të Partive, edhe të politikës , edhe të grupeve parlamentare, të grupeve kuvendore lokale dhe ai që ka qeverinë është edhe pronar qeverie dhe presidenti sillet si pronar i Presidencës.
Në Shqipëri dhe në Kosovë është shumë e vështirë që të dalë një Lëvizje antiestablishmet si ajo e Presidentit Donald Trump në SHBA, pasi as politika dhe as elektorati nuk e kanë akoma pjekurinë e duhur politike dhe demokratike sepse Shqipëria tepër vonë ka hyrë dhe me shumë vështirësi po lëviz drejt demokracisë dhe integrimit.
Por një Lëvizje e tillë është më se e nevojshme për vëndin për të dalë nga kjo anarkodemokraci traumatike 25 vjecare, e cila , në jo pak aspekte është treguar më e dëmshme se vetë komunizmi.
Ҫdo parti politike në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të bëjë një vetë-VETING për t’u cliruar nga kapja dhe nga pengmarrja që u është bërë atyre nga kyetarët autoritaristë dhe establishmenti politik i ngushtë servil dhe i paaftë rreth tyre, të cilët mendojnë e veprojnë vetëm për përfitime dhe për intersa të ngushta personale, klanore dhe nepotike.
Por shënjat për një Lëvizje të tillë në Shqipëri me sa duket po vërehen dhe më sakt është “Antipolitika”e politikanit vizionar Kokëdhima, të cilën publiku e quan tashme si Lëvizja “Kokëdhima” brënda Partise Socialiste në pushtet. Lëvizja e Z.Koҫo Kokëdhima ka kohë e cila ka filluar tashmë si një Lëvizje kundër establishmentit aktual të PS-së, si një Rilindje e duhur kundër “rilindasve” të pseudoRilindjes qeverisëse aktuale të E.Ramës të PS-së si një domosdoshmëri dhe si nevojë për të afruar të dëbuarit dhe të braktisurit socialistë potentë intelektualisht, patriotikisht e politikisht si dhe meritorët e vërtetë të së Majtës Shqiptare në shërbim të të braktisurve, të përjashtuarve dhe të të harruarve hallexhinjë të cilët i besuan dhe e votuan PS aq shumë në qershor të vitit 2013, por që tashmë ata janë shumë të zhgënjyer prej qeverisjes se “rilindasve” te saj.
Ndoshta Z. Kokëdhima ka dhe e ndjen se PS mund ta pësojë ashtu si PD para 4 vitesh me të ashtuquajturin KOP-in e saj, sajesen e Berishes në vitin 2013 pikërisht po prej kësaj lloj politike si kjo aktuale, prej këtij establishmenti të pushtetit politik partiako-shtetëror të sotëm i cila ngjason me atë të establishmentit të PD-së dhe pothuajse me të gjithë establishmentin pluripartiako-politik në Shqipëri: me mashtrime, me premtime të pambajtura, me qeverisje klienteliste, të korruptuar dhe me të paaftë si dhe me po të njëjtin model kualicioni sic e qeverisi Shqipërinë edhe PD-ja.
Pra në Shqipërinë e vogël, të varfër, të papunë dhe pa influencë dhe me rëndësi periferike për Perëndimin, reformatori Koҫo Kokëdhima kërkon reformimin real të PS-së së pari; së dyti një dekriminalizim real të politikës dhe një zbatim po real të Reformës në Drejtësi në funksion të Reformimit të Shtetit shqiptar me ligje dhe me standarte moderne demokracie dhe të shtetit ligjor si dhe të integrimit të tij për në BE.
Koҫo Kokëdhima mendoj se ka konkluduar ndryshe nga të tjerët më përpara, pasi ka dështuar dhe nuk është rezultativ fakti i largimit nga Partia dhe krijimi i ndonjë partie të re sic janë krijuar dhe kanë sterlindur me dhjetra partiza deviancash e derivatesh politike në Shqipëri, fakt që ka sjellë dhe rritur vetëm parazitizëm, maskarallëk, korrupsion dhe matrapazllëk të ulët dhe servilizëm politik që vetëm sa e ka përkeqësuar demokracinë, patriotizmin dhe vetëm sa ka shtuar vuajtjet, hallet ,problemet dhe ka rritur kostot për taksapaguesit shqiptar për ta mbajtur këtë parazitizëm pluralist politik.
Pra alternativa progresiste e z. Kokëdhima nuk është interesi i tij personal për të krijuar një parti fiktive dhe për të siguruar e mbajtur një vulë partie sic kanë bërë kryetarët e dhjetra e dhjetra minipartive ose kryetarët e partive pa antarësi në Shqipëri, por alternativa e Lëvizjes së tij është misioni për ta demokratizuar së pari PS-në e që t’i shërbejë edhe çlirimit të demokracisë nga prangat e autoritarizmit, nepotizmit, klanizmit, korrupsionit , injorancës dhe të jopatriotizmit.
Kokëdhima është modeli i politikanit shqiptar aktual shumë të rrallë, që është ndjeshëm, i përgjegjshëm dhe patriot dhe i cili e shikon interesin e vet personal brënda interesit kombetar dhe të atij publik.
Lëvizja “Kokëdhima” duhet parë si një Lëvizje e guximshme intelektualisht dhe politikisht në përballje së pari me establishmentin autoritarist të Partisë Socialiste ashtu sikurse bëri dhe Donald Trump në Partinë Republikane në SHBA dhe që pastaj votuesi amerikan e votoi për President. Pra, kjo Lëvizje e Kokëdhimës duket se është si ajo e Donald Trump, për vetë faktin se në SHBA ajo pati edhe rezultatin e vet të pa parashikueshëm në shtetin simbol të lirisë dhe të demokracisë botërore, si një Lëvizje që mundi fillimisht establishmentin politik të Partisë Republikane së pari dhe pastaj edhe kundërkandidaten të cilën e kishte zgjedhur establishmenti i Partisë Demokratike, e ndërsa Trump-in e kishte zgjedhur antarësia e Partisë Republikane.
Këtë duhet ta kuptojë antarësia socialiste dhe opinioni publik po deshi që të fitojë zgjedhjet në Qershor 2017, pasi aktualisht, PS dhe pushteti e qeverisja e saj është kapur nga kjo pseudoRilindje që ka zhgënjyer jo vetëm qytetarin shqiptar por edhe vetë masën e antarësisë dhe të simpatizanëve të PS, e cila mund të ndëshkohet në Qershor 2017 ashtu si Partia Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013. Zgjidhjet , lëvizjet dhe ndryshimet politike të pative bëhen nga poshtë lart dhe jo nga lart poshtë, sepse “të lartët” apo establishmenti kërkon të qëndrojë me cdo kusht lart dhe ata janë kundër lëvizjes, ndryshimeve dhe të zgjidhjeve që vijnë dhe që i kërkon baza nga poshtë.
Dhe Kokëdhima këtë kërkon së pari që: deputetët, kandidatët për deputetë t’i zgjedhë antarësia dhe jo kryetari, jo establishmenti politik. Pra,Kokëdhima fton vullnetin e lirë demokratik të antarësisë së partisë që të vendosë kundër vullnetit e presionit autoritarist imponues të elitës së ngushtë apo establishmetit të Partisë dhe të interesit personal dhe klanor.
Është i thjeshtë dhe i kuptueshëm vizioni i reformatorit Kokëdhima i cili ka deklaruar qartë dhe pastër se: “duhet të ftojmë në skenë popullin…, jo kandidatët për deputet t’i caktojë kryetari i Partisë. Nuk i reformojnë kryetarët partitë ”.
A nuk është pra kjo një thirrje antielitë dhe antiestablishmet politik për demokratizimin jo vetëm të PS , por të politikës shqiptare në përgjithësi e cila e ka privatizuar politikën, pushtetin(pozitën), kundrapushtetin(opozitën) si dhe shoqërinë dhe të drejtën shtetërore. Dhe u takon së pari mediave që si pushteti antipolitikë dhe antikorrupsion që duhet të jetë, ato duhet të përhapin dhe të propagandojnë cdo nismë kurajoze dhe vizionare sic është sot “Zgjidhja” e Kokëdhimës që e kërkon domosdoshmërisht koha, progresi, moderniteti, integrimi dhe jo që mediet të bëhen palë me establishmentin politik dhe me mos-ndryshimin.