Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Pa Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit nuk do të kishte VETTING të pastër në Shqipëri

Ky konstatim vjen edhe logjikshëm nisur nga fakti se KPK, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si organi vendor bazë pranë VETTING-ut la dhe konfirmoi në detyrë dy drejtuesit më të Lartë të Gjyqësorit në Shqipëri , atë të Kushtetueses  z. Dedja dhe atë të Gjykatës së Lartë z. Zaganjori. ONM,Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, pra monitoruesit nderkombetare nga BE dhe nga SHBA , pra e theksoj përsëri monitoruesit ndërkombëtare dhe jo ata vendorë shqiptarë sic është KPK-ja, ONM ka të drejtë si organizëm i cili mbikqyr VETTING-un në Shqipëri, pastrimin dhe hetimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Shqipërisë, dhe i cili edhe kryen hetime të pavarura për gjyqtarët e prokurorët  kërkon me të drejtë shkarkimin edhe të krerëve më të lartë të gjyqësorit në Shqipëri të cilët i la në detyrë KPK-ja , organi vendore i VETTING-ut.

ONM është garanti ndërkombëtar i cili ka rolin vendimtar dhe përcaktues si vëzhgues e monitorues i VETTING-ut me qëllim që VETTING-u të jetë i paanshëm dhe jo nën influencën dhe  as nën presionin e politikës dhe as të krimit e të korrupsionit, dhe për këtë arsye vëzhguesit e ONM-së janë nga BE e SHBA, në mënyrë që VETTING-u ta kryejë si duhet misionin historik të tij, pastrimin e drejtësisë dhe të politikës shqiptare nga individë të paaftë, të papërshtatshëm , të korruptuar, hajdutë dhe prej atyre me rekorde kriminale

Dhe opinioni publik me të drejtë u habit dhe u zhgënjye shumë me vendimet e KPK- së vendore, i cili i konfirmoi në detyre dy krerët me të lartë të Gjyqësorit në Shqipëri.

Këta dy drejtues të gjyqsorit në Shqipëri , atyre minimalisht as moralisht nuk u takon që asnjë minut që të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë, pasi si ka mundësi që këta të konfirmohen të pastër dhe pa përgjegjësi kur tërë sistemi  drejtësisë është i falimentuar dhe i korruptuar dhe ku mbi 90% e shqiptarëve nuk besojnë te drejtësia?!

Këta duhet që të largoheshin  të parët nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri pasi ata kanë përgjegjësinë kryesore  për gjendjen katastrofike ku ka degraduar drejtësia shqiptare.

Kjo do të thotë sipas “kompetencës”  dhe të  “logjikës e të hetimit” të KPK –së se: pavarësisht se Politika dhe Drejtësia në Shqipëri ngriti dhe mbrojti sistemin kriminal të korrupsionit  këta dy drejtuesit më të lartë të saj nuk paskan as përgjegjësi por na qënkëkan edhe të pastër?!

Dhe a do të  mund t’u besohet politikës dhe drejtësisë  shqiptare  për ta bërë  ata vete VETTING-un e “peshqve të  mëdhenj” të  politikës së  lartë  të  liderve partiakë  dhe të  VIP-ave të  pushtetit qendror dhe të  atyre lokalë:  kryeministra, ministra ,kryebashkiakë  etj.,poqese VETTING-u për ta e mbi ta nuk do të  kontrollohej e nuk do të  monitorohej  nga ndërkombëtarët?!

Pra, megjithë praninë e OMN -së përsëri sitën e  KPK –së së VETTING-ut  e  kaluan këta dy peshq të mëdhenj të drejtësisë.

Pavarësisht pranisë së monitorimit ndërkombëtarë, KPK ne disa raste ka vepruar në mënyrë të tillë duke krijuar edhe dyshime se vepron edhe ne mënyrë selektive e subjektiviste duke konfirmuar në detyrë individë të cilët duhet t’i skualifikojë, në mënyrë që VETTING- u ta kryejë detyrën e rëndësishme dhe jetike për Shqipërinë, Reformën në Drejtësi e cila do ta vë  në funksionim ligjin, drejtësine, demokracinë dhe shtetin shqiptar.

Dhe është jashtëzakonisht mirë që VETTING-u në Shqipëri monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ,ONM, pasi sa për politikën dhe drejtësinë shqiptare as që mund të bëhej e as të realizohej VETTING-u, gjë e cila vertetohet me faktin se politika dhe drejtësia shqiptare bëri të gjitha përpjekjet për sabotimin, për pengimin dhe për mosmiratimin e VETTING-ut, si dhe ata do të bëjnë sa të munden me gjithë takatin si politikanët ashtu edhe gjyqtarët e prokurorët që t’i vidhen, te manipulojnë ,të fshehin pasuritë e pajustifikuara, dhe do mundohen që të korruptojnë organet e VETTING-ut në mënyrë dhe me qëllim  që të qëndrojnë akoma në politikë e në drejtësi.

Përderisa edhe politika e drejtësia në Kosovë janë identike si ato në Shqipëri e vetmja rrugë për vënien në funksion të drejtësisë kundër krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë; e vetmja e cila do ta vë ne funksion shoqërinë, shtetin dhe demokracinë dhe që do të bënte konsolidimin e pavarësisë dhe do t’i hapte rrugën integrimit është ndërtimi i shtetit demokratik e ligjor me standartet moderne gjë të cilën do ta bënte edhe në Kosovë VETTING-u , pra monitorimi i rreptë i sistemit të drejtësisë nga një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi si ky në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …