Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Problemi më i madh që kanë sot shqiptarët janë politikanët

Politika sot është aktiviteti më i madh që zhvillohet në shoqëri, pavarësisht se ajo nuk prodhon asgjë por vetëm sa pretendon se zgjidh shumë gjë e gjithçka. Politika  merr përsipër dhe premton  zgjidhjen e problemeve, por në Shqipëri dhe në Kosovë politika është vetë shqetësimi, është vetë problemi më i madh që kanë sot dy shtetet shqiptare, shoqëria shqiptare dhe individi. Politika  sot, jo vetëm që nuk po zgjidh probleme, dhe jo vetëm që është vetë problemi kryesor publik e kombëtar, por ajo gjithnjë krijon probleme të reja, madje edhe atëhere kur ajo pretendon se bëri dicka si të mirë. Vetë fakti se shoqëria jonë është shumë e politizuar, e parcelizuar nëpër shumë e shumë partira politike  dhe nëpër shumë e shumë shoqata, që edhe ato të gjitha janë të politizuara; me teper media, të gjitha pothuajse të politizuara dhe të angazhuara si reparte mercenare politike; fakti tjetër  që kjo është  Politika, e cila edhe  paturpësisht vetëm sa spekullon dhe manipulon  me varfërinë dhe me papunësinë sidomos te shtresave rurale dhe ato periferike urbane duke i gënjyer dhe mashtruar me premtime të rrejshme vetëm në muajin e fushatave elektorale sa për t’u marrë atyre votën dhe më pastaj ata harrohen, braktisen, dhe askush më nuk kujtohet për ta: për punën, për bukën, për strehimin, për shendetin, për arsimimin, për përmbytjet dhe për punësimin e tyre, dhe të cilët  detyrohen të marrin rrugën e mundimshme dhe të pasigurtë të eksodit. Fakti tjetër që kjo është politika e cila spekulon dhe me patriotizmin , me retorikën patriotike për mashtrim dhe sa për të larguar vëmëndjen e opinionit kombëtar prej problemeve, dështimeve dhe të skandaleve të politikës dhe të pushtetit të saj. Keto mjaftojne besoj  për te treguar pra, se politika është problemi më i madh që ka shoqëria dhe kombi shqiptar sot. Dhe, kur pra, gjithcka varet dhe  përderisa, të gjitha gjërat keqfunksionojnë  vetëm politikisht, dhe kur përfitues janë politika dhe politikanët  e korruptuar dhe bizneset e tyre dhe ato pranë tyre, kjo tregon realitetin: se problemi më i madh për shqiptarët është politika me politikanët e këqinj të saj që e kanë prishur, kapur dhe korruptuar shtetin, shoqërinë dhe drejtësinë në Shqipëri. Gjithandej dhe kudo e kurdohere politikë shumë, e cila vetëm sa prodhon: probleme dhe halle shumë; gënjeshtra dhe mashtrime shumë; krime dhe korrupsion shumë; trafikime, droge, vjedhje, paligjshmeri, kontrabandë dhe korrupsion shumë; papunësi, varfëri, pakënaqësi dhe eksod shumë; përmirësim jo, dhe përkeqësim po; anormalitet dhe amoralitet politik po, dhe normalitet e moralitet politik jo. Pse qënka kështu kjo politika e politikanëve shqiptarë gjithnjë dhe vazhdimisht kaq shumë e dëmshme, e pakorigjueshme, tradhëtare, e korruptuar, egoiste, e pameshirshme dhe e papërgjegjshme  dhe mbi të gjitha pse gjithmonë ajo, pra politika, mbeti dhe vazhdon të jetë e papërmirësueshme dhe e pandëshkueshme për dëmet që ajo u ka bërë dhe u bën akoma Atdheut dhe shqiptarëve?

Pra, të gjitha të këqijat në Shqipëri si kriminalizimi i politikës së  pari si dhe më kryesori, dhe dështimi i sistemit të drejtësisë së  dyti,  janë pasoja të dështimit të  sistemit politik në Shqipëri; sistem politik i mirëorganizimit dhe  i mirëfunksionimit joligjor dhe të korruptuar të tij; sistem dhe politikë  e cila ka mundësuar dhe realizuar mosfunksionimin e demokracisë, të shoqërisë dhe të shtetit ligjor; si një sistem politik  papërgjegjshmërie dhe vetëgjyqësimi politik ; tradhëtie e korrupsioni të madh dhe gjithpërfshirës; sistem pushteti politik  qeverisës kunder intelektual i mbushur me injorantë dhe të paaftë; sistem politik klientelist, familjar, farefisnor dhe klanor; sistem politik bllokues i reformave; sistem  i mosintegrimit gjithe shoqeror si dhe pengues dhe kunder integrimit  europian. Pra, kjo është me pak fjalë politika në Shqipëri por edhe në Kosovë , dhe pra, kjo politikë,  a nuk është problemi më i madh që kemi sot?

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …