Si ta kuptojmë pushtetin dhe Qeverinë e Shqipërisë sot kur Kosova ballafaqohet me një problem të madh me rëndësi gjithëkombëtare, me problemin e kufirit me Serbinë dhe me atë të Kosovës Lindore, problem i cili është bërë edhe si një agjendë europiane dhe më gjërë , e ndërsa Shqipëria perkundër kësaj gjen preokupimin dhe kohën duke vendosur një taksë ndarjeje Shqipëri-Kosovë që njihet tashmë si Taksa e “Rrugës së Kombit”?!
Serbia me gjithë gjëndjen dhe krizëm që e ka mbërthyer, megjithww gjwndjen jo tw mirw as politike, as financiare dhe as ekonomike: dhe pavarësisht kësaj, ajo investon qindra milion euro për zhvillimin e komunave me shumicë popullsie serbe në Kosovë, pra i ndihmon ata, ndërsa Shqipëria jo vetëm se nuk e ndihmon Kosovën por përkundrazi i vë pengesa, vendos atë që tashmë quhet me të drejtë gjobë te madhe për qytetarët dhe për biznesin kosovar, për ata shqiptarë të cilët vizitojnë dhe vinë të pushojnë në Shqipëri. Po kështu politika e Tiranës kundërshton edhe Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën kur ajo nuk ka bërë asgjë , asnjë ndihmë dhe jo më investim për komunat shqiptare të Luginës së Preshevës.
Pra, në çfarë roli e kontributi mund t’i besohet dhe që mund të luajë si qeveria por edhe opozita në Shqipëri për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për integrimin e serbëve të Kosovës Veriore në Shtetin e Pavarur të Kosovës, për liritë dhe të drejtat kombëtare apo edhe për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën kjo si e drejtë kombëtare e tyre e deklaruar erdhe me Referendum , por që politika pozitë-opozitë në Shqipëri është kundër saj?!
“PatriotizmI “ politik djathtist PD-ist, kundërshtimi dikur “antikorrupsion” majtist politik PS-ist për ndërtimin e Rrugës së Kombit, buja dhe zhurma e madhe për dhe kundra ndërtimit të “Rrugës së Kombit” e cila ka një emërtesë patriotike dhe kombëtare , por në të vërtetë me këtë rrugë u spekullua shumë, u vodh dhe u abuzua shumë rreth 200-230 milion euro.
Një Rrugë që kushtoi shumë shtrenjtë e që nuk ka përfunduar akoma dhe as që nuk dihet se kur do të përfundojë, Rrugë e cila nuk ofron shërbimin e duhur dhe nuk plotëson as standartet.
Kjo Rrugë që u ndërtua për dhe në emër të Kombit, që reklamohej më shumë si sukses patriotik dhe si Rrugë politike e Berishës dhe e Partisë Demokratike , e qeverisë së Partisë Demokratike por e ndërtuar jo me paratë e tyre por me paranë publike ,me paratë e taksapaguesve shqiptarë, por që edhe u vodh dhe u abuzua aq shumë me të.
Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste nuk është ndërtuar as edhe një kilometër e kësaj Rruge.
Tashmë Partia Socialiste, qeverisja e saj duke mos gjetur e siguruar para për ndërtimin e kësaj Rruge , pas “vuajtjesh e mundimesh” , “përkushtimi” e “shqetësimesh” të mëdha për të gjetur para e fonde për “Rrugën e Kombit”, që prej një viti më në fund shpiku dhe gjeti zgjidhjen, jo si ishpushteti i mëparshëm i cili e ropi dhe e vodhi popullin shqiptar, paranë publike për këtë rrugë, por Partia dhe qeverisja socialiste tashmë ka vendosur tarifën apo taksën e lartë për shqiptarët e Kosovës të cilët duhet të paguajnë për “mirëmbajtjen” e kësaj Rruge, por realisht kjo taksë është një gjobë që u vihet qytetarëvë të Kosovës të cilët vijnë dhe e vizitojnë Shqipërinë, madje duhet për të paguar për një shërbim që kjo rrugë nuk u ofron atyre , sepse kjo rrugë as nuk plotëson standartet dhe as nuk ka përfunduar , por edhe që është një taksë shumë, shumë e lartë.
Ky provokim dhe ky antikosovarizëm i Qeverisë shqiptare mund të marrë me të drejtë edhe një si kundërpërgjigje reciprociteti nga Kosova e cila edhe ajo pse të mos vendosë taksë për Rrugën, për autostradën e saj për qytetarët e Shqipërisë dhe për bizneset nga Shqipëria që operojnë në Kosovë, veprim ky që i imponohet Kosovës nga Tirana dhë që provokon dhe nxit një distancim çintegrues dhe largesë kombëtare mes dy shteteve shqiptare.
Kjo taksë e Qeverisë “Rama” është trau i ri ndarjes politike, tregëtare dhe ekonomike të Kombit , mes Shqipërisë dhe Kosovës, si trau i korrupsionit dhe si barrierë e pengesë për komunikimin, afrimin dhe bashkimin e Kombit.
Pyesim se përse hesht edhe opozita dhe pse ajo mjaftohet me një kundërshtim të cekët e vetem sa për dukje, përse opozita “patriotike” e PD nuk kundërshton dhe nuk deklarohet se kur të vijë në pushtet do ta rishikojë apo edhe do ta heq “Gjobën e Kombit” për “Rrugën e Kombit”. Apo u arrit ujdija, marrëveshja e konsensusi politik , korruptiv e antikombëtar i politikës opozitë- pozitë së Tiranës që:” mos më hetoni ne për vjedhjen që kemi bërë me paratë e “Rrugës së Kombit” në emër të Kombit , dhe tani vazhdoni ju që të gjobisni e të grabisni qytetarët dhe shqiptarët e Kosovës me tarifën , taksën apo me gjobën e Rrugës me emër të Kombit ”.