Ky Urim për “Radio Kosova e Lirë” vjen edhe në përkujtim të 4 Janarit të vitit 1999, me rastin e 20 Vjetorit të fillimit të transmetimit të parë të fjalës së lirë dhe të zërit çlirimtar të kësaj medie thellësisht patriotike e kombëtare.
Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019 Juve: Z. Ahmet Qeriqi, Drejtor i “Radio Kosova e Lirë “, si dhe të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar në themelimin dhe që i janë përkushtuar misionit patriotik, kombëtar e çlirimtar të këtij mediumi, si dhe të gjithë gazetarëve, shkrimtarëve, shkruesve dhe opinionistëve e analistëve të saj, Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2019. Shëndet dhe lumturi në familjet tuaja , si dhe suksese në punën Tuaj fisnike, intelektuale dhe të guximshme , në atë përkushtimin Tuaj informativ me lajme, ngjarje , me analiza, komente, opinione dhe studime letrare, historike, demokratike, politike, filozofike dhe në lëmenj të tjerë shoqëror dhe edukativ, patriotik, filozofik, akademik, arsimor dhe shkencor të një niveli të lartë akademik bashkëkohor.
Ju uroj suksese në vizionin dhe në misionin e rëndësishëm mediatik të lirë, të vërtet,të paanshëm dhe opozitar kundër dhe në sfidë me të gjitha të këqijat politike, sociale e juridike që u vijnë qytetareve nga pushteti dhe prej të pushtetëshmëve dhe nga politika e politikanët , nga padrejtësia dhe nga korrupsioni i drejtësisë të cilat sillen dhe punojnë pandershmërisht kundër interesave publike, kundër mirëqënies dhe integrimit të shqiptarëve në BE. Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019, “Radio Kosova e Lirë” si Zëri çlirimtar dhe si Gazeta e penës dhe e medias së lirë e lirisë, si roje e demokracisë dhe si pararojë e mbrojtese të së vërtetës dhe të drejtësisë në shërbim të kombëtarizmit , të qytetarisë, të lirisë dhe të emancipimit kulturor, demokratik, ligjor, patriotik dhe të integrimit.