Me miratimin dhe me fillimin e funksionimit të VETTING-ut në Shqipëri, ka filluar të shëmbet miti i pandëshkueshmërisë së krimit dhe të korrupsionit të atyre të cilët njihen si “peshq të mëdhenj” të krimit dhe të korrupsionit të cilët janë: politikanë, deputetë, ministra, kryetar komunash e bashkish, lloj-lloj administratorësh e drejtorësh publik të lartë, policë,drejtorë policie e burgjesh , Kryeprokurorë e prokurorë, gjyqtarë të lartë e të vegjël etj.
Gjatë këtij tranzicioni politika dhe politikanët shqiptarë u kriminalizuan dhe u korruptuan, dhe si e tillë kjo politikë montoi dhe ngriti edhe sistemin korruptiv dhe kriminal të drejtësisë.
Pas 27 vitesh të sundimit të mitit të pandëshkueshmërisë së politikës dhe të drejtësisë së kriminalizuar e cila kultivoi edhe një kulturë qytetare negative bindjeje se krimi politik , krimi shtetëror dhe ai i drejtësisë janë te pandëshkueshëm, tani ky mit po bie.
Për ta çliruar shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar nga prangat e këtij miti dhe për ta shëmbur atë ndërhyne SHBA dhe BE duke e detyruar politikën shqiptare që të miratojë ligjin e VETTING-ut.
Sinjalin për një fillim dhe inkurajimin për të filluar VETTING-u e dhanë SHBA, të cilat e Kryelistuan ishKryeprokurorin A.Llalla në “listën e zezë” duke ia ndaluar atij hyrjen për në SHBA, ku ky Llalla ka qenë armiku kryesor nga sistemi i drejtësisë i cili ka penguar Miratimin e Reformës në Drejtësi.
I trëmbur nga VETTING-u ky ishKryeprokurori Llalla trim dhe arrogant kur ishte Kryeprokuror u bë pulë e tulatur dhe nga frika e ndëshkimit dha dorëheqjen” vullnetare” nga VETTING-u për t’i shpëtuar ndëshkimit penal. Por jo tashmë miti i pandëshjkueshmërisë ka rënë , dhe Prokuroria ka hapur Çështje penale në ngarkim të tij për pastrim parash të përmasave të mëdha.Pra jo vetëm largim vullnetar për t’i gëzuar në liri paratë e krimit dhe të korrupsionit ,por hetim e ndëshkim për ta. Të njëtin fat e prêt edhe të vetëdorhequrin tjetër “peshk të madh”“ Antarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj si dhe ishkolegun tjetër të tij, Fatos Lulo, po antar të Gjykatës Kushtetuese të cilin e skualifikoi dhe e dëboi nga posti i gjyqtarit të Kushtetueses Komisioni i Pavariur i Kualifikimit pasi ai nuk justifikoi pasurinë . Jo vetëm kaq por prokuroria do të nisë hetimin edhe ndaj këtyre dy te tjereve pasi VETTING-u do t’i kallxojë ata penalisht. Dhe pritet që tashmë VETTING –u të shtrihet te “peshqit e mëdhenj” edhe të politikës.