Në demokracinë shqiptare, tre pushtetet te cilat duhet të jenë të pavarura si Legjislativi, Ekzekutivi dhe Gjyqësori: ato faktikisht funksionojnë në kooperim dhe në simbiozë intriguese dhe djallëzore duke e trajtuar shtetin, shoqërinë dhe drejtësinë si prona private të tyre; ato fuknsionojnë si një koorporatë fitimprurëse biznesi korruptiv, politik, kriminal dhe abuziv me nderthurje jo vetem politike por edhe nepotiko-familjare, miqësore, krushqie dhe klanore .
Në këto kushte demokracia është e vdekur përderisa: Demokracia praktike në Shqipëri, ajo është në kundërshti dhe në antitezë të thellë me demokracinë reale, me ligjin dhe me shtetin ligjor. Ajo vetëm sa mashtron me termin demokraci sepse nuk ka as demokracitet, as republikanizëm dhe as sundim të ligjit demokratik, por është një demokraci mashtrim dhe si fasadë demokratike.
Ajo është në të vërtetë një mashtrim i madh publik pasi nuk është demokraci për popullin, as e zgjedhur prej tij dhe as në shërbim të popullit. Demokracia reale është dhe duhet të jetë republikë , në kuptimin se ajo duhet te zgjidhet nga publiku, nga vullneti publik dhe nga vota e tij e lirë , e pavarur dhe jo e vjedhur, e shitur dhe e manipuluar; demokracia duhet t’i shërbejë si induividit dhe të përgjithshmes.Republikë do të thotë “publik”, do të thote shtet. Shteti republikan është shteti ku sundon e qeveris populli shtetëror, sovran dhe i pasfidueshëm nga asnjë pushtet e fuqi tjetër.
Në Republikë legjitimiteti buron nga populli. Republikë do të thotë “Gjë e të Gjithëve”. Demokracia pikërisht këtë ka si qëllim për ta realizuar ,pra republikanizmin , gjënë e të gjithëve , interesat e të gjithëve. Por realisht demokracia shqiptare ëshë antirepublikane, vetëm sa quhet republikë dhe vetëm sa mban zyrtarisht dhe institucionalisht Logon e Republikës, madje edhe vendimmarrjet kriminale gjyqësore që i jep drejtësia shqiptare e cila ëshë pabesueshme te mbi 90 % e shqiptarëve, ato vendime gjyqësore kriminale jipen “Në Emër të Republikës”
Pra, Republika u shërben, pra duhet t’u sherbejë të gjithëve, interesit të përgjithshëm të shoqërisë, duke garantuar e mbrojtur edhe interesat e të gjithë individëve të shtetit.Republika moderne demokratike ndërton shtetin ligjor të barabartë , ku të gjithë jane njëlloj para ligjit.
Republika dhe ligji demokratik janë ligje humane për t’i shërbyer jetës, mirëqënies, drejtësisë, biznesit, punësimit, lumturisë, sigurisë, shëndetit dhe arsimimit të qytetarëv, të publikut dhe interesit kombëtar.
A i shërben Republika demokratike dhe ligji demokratik shqiptarëve në Shqipëri, përvecse një pakice me lidhje e favore politike, partiake e pushteti si dhe me lidhje nepotike, familjare, fisnore dhe korruptive?! Demokracia republikane e cila i shërben korruptivisht, abuzivisht dhe kriminalisht një pakice që e ka kapur demokracinë, republikën dhe drejtësinë ajo kurrë nuk është demokraci përvecse sa deklarohet e tillë për mashtrim publik dhe për spekullim me ligjin dhe me demokracinë.
Republika demokratike dhe shteti ligjor i saj miratojnë dhe zbatojnë ligje të cilat mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe ligje të cilat i shërbejnë interesit të përgjithshëm.
Shqipëria është shpallur dhe quhen Republikë, por ka pak, shumë pak republikanizëm ose më sakt ka shumë pak ose aspak demokracitet, sepse nuk ka dhe nuk sundon shteti ligjor dhe ligji, por sundon e qeveris antishteti dhe antiligji, që të thotë se sundon krimi e korrupsioni.
Kjo sepse Demokracia republikane në Shqipëri nga “Gjë e të Gjithëve” që duhet të jetë, ajo nuk eshtë demokraci dhe as republikë por ështe si Pronë partiake, apo si gjë e pronë e oligarkisë, pra ajo funksionon si jorepublikë, pasi realisht është diktaturë oligarkiko-partizane.
Ligjet të cilat miratohen janë ligje të cilat pak u shërbejne interesave të përgjithshme, pasi më shumë ato bëhen dhe zhbëhen për t’u shërbyer interesave të grupeve të interesit, dhe sidomos dhe kryesisht ligjet bëhen të mirëllogarituara dhe të parapërgatitura për t’i shërbyer grupit me të madh të interesit.
Dhe ky grup i fuqishem interesi është grupi qeveritar, klanor qeveritaro-partizan.
Ligjet bëhen për t’i shërbye këtij grupi interesi e korrupsioni si dhe partiakëve të lartë të partisë apo të kualicionit politik i cili rastis që ta ketë pushtetin dhe qeverisjen.
Pavarësisht se në Shqipëri ka edhe ligje të mira të shkruara, zbatueshmëria e tyre është tejet e korruptuar, pasi spekulohet dhe manipulohet shumë me to, zbatohen më shumë sipas standarteve të urdhërave politikë, të interesave politike, qeveritare dhe partizane si dhe të krimit ,korrupsionit dhe të parasë së tyre.
Pra, parimi kryesor i politikës shqiptare është “ partia është e para, partia mbi të gjitha” dhe parimi tjetër ai që: “Ligji janë Maliqët e pushtetit dhe i më të fortëve të krimit e korrpusionit”, Ligji është mafia politike dhe drejtësia e kriminalizuar. Pra, Republika jo “Gjë e të Gjithëve”, por antipublike dhe si “Gjë e Partisë” dhe e mafiooligarkisë, e hajnisë dhe e korrupsionit.
Kur publikja, shtetërorja, pra kur Republika dhe shteti e ligji i saj kapen nga politika, nga partia dhe grupi partiako-qeveritar që ka pushtetin, dhe kur Republika e ligji demokratik kapen nga korrupsioni dhe nga krimi, nga tradhëtia publike dhe nga padrejtësia, pra nga mafiooligarkia, aty Republika de fakto është inerciale ose ka rënë.
Korrupsioni, anti ligji dhe antishteti në demokraci, kur ato kapin dhe e keqqeverisin shtetin dhe shoqërinë , ato janë antiteza të demokracisë, Republikës dhe të ligjit, sepse funksionojnë kundër Republikës dhe si një Diktaturë Antipublike. Kjo lloj Republike si Diktaturë Antipublike dhe antiligji është ngritur dhe funksionon edhe në Kosovë.