Federika Mogherini të shpallet person “non grata “në Kosovë, pasi ajo duke shpërdoruar rende detyrën e saj si Përfaqësuese e Larte e BE-se, realisht ajo nuk luan rolin e ndemjetesueses se bisedimeve Kosove-Serbi pasi ajo është bërë palë me Serbinë në këto bisedime, apo më sakt ajo po e kryen më mirë se edhe vetë serbët dhe Shtetit serb detyren antishqiptare dhe antiKosovë, dhe ka marrë përsipër rolin e avokates së Serbisë dhe të propagandimit politik dhe diplomatik kundër interesave dhe të shtetit të Kosovës.
Dhe kjo sjellje e saj e ka bërë atë me meritë si nje person të padëshirueshëm për të gjithë shqiptarët.Mogherini dëshiron ndoshta që Kosova ,statusi i saj të kthehet te ai i parapavarësisë apo ai i paraçlirimit të Kosovës.
Ajo vepron në shkelje flagrante të linjës politike të BE-së për Ballkanin , dhe ajo ka konfiguruar një linjë politike anti- BE , linjë e cila shkon 100 vite prapa dhe si vijimësi me atë linjë të vjetër europiane antishqiptare të vitit 1913 kur Europa e coptoi Shqipërinë , ndërsa sot linja antishqiptare mogheriniane punon haptazi por edhe fshehurazi e djallëzisht për ndarjen e coptimin e Shtetit të Kosovës.
Me urgjencë të jashtëzakonshme serbofilja Mogherini kërkoi me ashpersi anulimin e takses 100% të qeverisë së Kosovës për mallrat serbe, në një kohë që ajo asnjëherë nuk e ka kundërshtuar dhe as nuk ka thënë asnjë fjalë për politikën e ashpër , arrogante dhe agresive të Shtetit të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës dhe kundër integrimeve të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe në organizma dhe organizata të tjera ndërkombëtare si rasti me i fundit me Interpolin.
Znj. Mogherini nuk thotë pra as edhe një fjalë të vetme kunder politikës antishtiKosovë të Serbisë, por madje edhe hapur por edhe nën rrogoz dhe me djallëzi, dhe me heshtjen dhe me indiferencën djallëzore antishqiptare të saj si nje serbofile e shquar tashmë ajo punon per coptimin e Kosovës.Kulmi arriti deri atje sa që nga zyra e saj deklarohet se edhe Trepça do të jetë edhe ajo në tavolinën e bisedimeve Kosovë –Serbi, pra, ajo sillet sikur Kosova të jetë ciflik i Mogherinit dhe si e drejtë pronësore e saj.
Se çfarë bën dhe vepron qeveria e Kosovës dhe Kosova nuk do ta pyesin as Mogerinin dhe as të tjerët , sepse Kosova është shtet , dhe ashtu si shtet Sovran dhe i pavarur duhet ti përgjigjet reciprocikisht edhe marrëdhënieve e qëndrimeve me shteteve të tjera, sidomos Serbisë , e cila ka ushtruar padrejtesi,dhunë, krime dhe genocid të pashëmbullt kundër Kosovës e shqiptarëve.
Prandaj në këto kushte Kosovës , qeverisë së Kosovës i lind e drejta që në bisedimet Kosovë- Serbi të përjashtohet Mogherini si ndërmjetësuese dhe në vijimësi të shpallet edhe si person “non grata “në Kosovë.
Kosova sot, qeverisja e zotit Ramush Haradinaj ndodhet në vështirësi dhe përballë jo vetëm me politikën agresive antiKosovë të Serbisë e cila përdor të gjitha kapacitetet e saj kundër Kosovës, por qeverisja aktuale po përballet edhe me linjën politike e diplomatike sllavo-rusofile antishqiptare në BE, përderisa edhe Përfaqësuesja më e Lartë e saj, Mogherini është dhe sillet ne një linjë me Beogradin.
Por qeveria e Z. Haradinaj që ka përkrahjen dhe mbeshtetjen e madhe publike për qëndrimet e saj politike, patriotike dhe kombëtare në mbrojtje të interesave të shqiptarëve dhe të Kosovës, ajo po përballet edhe me disa media dhe me opinionistë e gazetarucë të shitur, si edhe me politikanë të lartë si nga Shqipëria , me Kryeministrin Rama, ashtu edhe me vetë Presidentin e Kosovës H. Thaçi, te cilët nuk po kuptohen se përse qëndrimet, veprimet e deklarimet e tyre janë kaq afër me ato të Mogherinit, dhe të ndarjes së Kosovës??!!
Shumë e shumë më pranë qeverisë Haradinaj ndodhet Angela Merkel e cila iu drejtua Mogherinit me fjalët: “ Ti nuk mund t’i japësh mësim Kosovës se çfarë të veprojnë në shtetin e vet. Ata dinë se si të veprojnë, ti nuk ke të drejtë të flasësh për ta”.
Kryeministri Haradinaj sot është më i duhuri dhe më i respektuari te të gjithë shqiptarët sepse është mbrojtësi i shqiptarëve , i interesave të tyre dhe të atyre të SHBA-ve.
Haradinaj thotë , mbron dhe punon për të vërtetat ndërsa Rama e Thaçi dhe jopak si këta të dy në të dyja Shqipëritë thonë hipokrizira dhe nuk i thonë ato se çfarë mendojnë dhe që pabesisht veprojnë dhe tradhetojne. Po kështu edhe politikanët e opozitës në Shqipëri flasin për patriotizëm dhe për shqiptarizëm , por ama mos të harrojmë se edhe ata kur ishin dhe kur e kishin pushtetin nuk është se punonin e vepronin realisht per interesat kombëtare dhe si patriotë. Politikanët shqiptarë mundohen të duken si patriotë e kombëtarë vetëm kur janë në opozitë dhe manipilojnë me patriotizmin vetem e vetem për të fituar pikë dhe vota politike sa për të marrë pushtetin , pasi politikanët shqiptarë të parën kanë partinë dhe pushtetin, paranë dhe pasurinë.
Koha vertetoi ato se çfarë unë pata shkruar në kohen kur Haradinaj mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës në shkrimin tim: “Ramush Haradinaj –kryeministri shqiptar më i merituar”, botuar ne Dhjetor 2017.