Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Rëndësia historike e taksës së qeverisë Haradinaj për mallrat serbe

Taksa për mallrat serbe ka rëndësinë pasi së pari: ajo u bë shkak i ndërprerjes së bisedimeve Kosovë-Serbi të cilat me ndërmjetësimin e Mogherinit po shkonin në regres dhe në kthim prapa, në gjëndjen e para vitit 1999 kur u clirua Kosova. Shkëmbimi i territoreve, kjo si ide minonte shtetin dhe sovranitetin e Kosovës si dhe ishte një politikë në kundërshti me linjën e BE-së.

Në Samitin e Berlinit me 29 Prill 2019 përfundimisht  rezultoi e dështuar  politikisht, strategjikisht dhe diplomatikisht ideja per korigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, ide e cila ishte përpjekje regresive e që kishte si synim e strategji minimin e shtetësisë së Kosovës si dhe te vlerave të BE-së, prandaj dhe dështoi edhe si ide, ide e platformuar me shumë kujdes dhe djallëzisht nga Beogradi e Moska.

Taksa e qeverisë Haradinaj për mallrat serbe ka hyrë tashmë në histori si një akt i lartë patriotik,  kombëtar dhe  i një rëndësie të posacme edhe për vetë  linjën dhe politikën të  BE-në kundër së cilës u shfaqën edhe disa përfaqësues të lartë të saj, gjë që doli së fundmi në ndëmjetsimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Taksa e marrë nga qeveria e z. Haradinaj  e rritjes 100% për mallrat serbe i dha  Kosovës prestigjin dhe autoritetin e duhur të një shteti kombëtar, Sovran  dhe  të pavarur.

Kjo taksë erdhi si përgjigje e merituar kundër përpjekjeve armiqsore të Serbisë e cila përdor të gjitha kapacitetet shtetërore dhe diplomatike të saj kundër Kosovës, njohjeve të saj dhe kundër integrimeve të Kosovën në organizmat ndërkombëtare.

Kjo takse i tregoi Serbisë dhe i imponoi asaj që ta njohë realitetin, dhe se tashmë ajo ka përballë  jo një ishkrahinë autonome, por ka përballë një shtet Sovran dhe të pavarur, të aftë për tu përballuar dhe për t’ju kundërpërgjigjur Serbisë ashtu sic e kërkon dhe e meriton ajo.

Kjo taksë ashtu sikurse edhe pak kohë më parë edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës u dha leksion jo vetëm Serbisë dhe aleatëve të saj, por edhe politikës dhe qarqeve politike antishqiptare dhe serbofile europiane  duke iu treguar se: përfundimisht askush nuk mund të luajë dhe as të spekulojë në dëm dhe kundër interesave të shtetit shqiptar të Kosovës, dhe se  Kosova tashmë është konsoliduar si shtet Sovran dhe i barabartë më të gjitha shtetet e tjera të botës, të cilat janë të konsoliduara kombëtarisht dhe demokratikisht.

Historia do të shënojë se kjo taksë ndaj mallrave të Serbisë , e cila pengoi dhe e shuajti “idenë” e korigjimit të kufijve ishte dhe mbrojti edhe vlerat e BE-së kundër të cilave punojnë me shumë finesë aleanca ruso-serbe.

Kjo taksë u dha leksion edhe disa asishlloji politik e pushtetshqipfolsish si dhe dhe asish politikanësh miq të Serbisë brënda BE-së, leksionin se Kosova si shtet në marrëdhëniet ndërkombëtare ka parimin e reciprocitetit kundër cdo lloj përpjekjeje për t’i imponuar asaj vullnetin, interesin dhe kauzat antishqiptare të të tjerëve në dëm të interesave të Kosovës.

Taksa  zgjoi dhe shkundi politikën e BE-së duke i treguar asaj se je larguar paksa prej të vërtetave dhe realitetit historik, se je larguar paksa nga motivet humane dhe demokratike që para 20 vitesh politika e atëhershme euroamerikane nderhyri me anë të NATO-s ushtarakisht për lirinë e Kosovës kundër krimit dhe genocidit serb, si dhe sidomos edhe nga realiteti i sotëm i Ballkanit, ku shpërbërja e ish Jugosllavisë rezultoi me krijimin e shteteve të pavarura dhe që nuk pati ndryshim kufijsh të ishrepublikave të saj që fituan shtetësinë me po ata kufij që kishin si pjesë konstituive në ishJugosllavi. Me ata kufij u antarësuan në BE edhe Sllovenia , edhe Kroacia pavarësisht se kanë pretendime kufijsh ndaj  njëra –tjetrës.

Dhe pse të ndodhte një gjë e tillë me Kosovën?!

Një gjë e tillë, pra “korigjim kufijsh” i konvenonte dhe ishte në interes të Serbisë e cila ka synime territoriale edhe në Kosovë edhe në Bosnje. Kjo ide i shërbente formimit të Serbisë së Madhe. BE njeh standarte demokracie njëlloj për të gjitha shtetet dhe nuk mbart e as nuk pranon që të ndryshohen kufijtë mbështetur mbi baza etnike.

Por ja që   ka akoma, apo kanë dalë përsëri në skenën politike të BE-së mercenarë si dhe  politikanë me mendësi politike antishqiptare si p.sh. Mogherini, të cilët  paguhen e ushqehen dhe dëgjojnë gënjeshtrat, “mitet” dhe përrallat mesjetare sllave  të Beogradit dhe të Moskës.

Mjerim për ata politikanë shqiptarë të cilët ranë pre e kësaj ideje shumë të dëmshme dhe të rrezikshme antishqiptare, ide e cila tashmë në Berlin u shua falë  përkushtimit dhe këmbënguljes së kryeministrit të Kosovës Z. Haradinaj si dhe të kundërshtimit vendimtar të kësaj ideje nga Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Është koha për gjykim, hetim dhe për ndëshkim popullor, për veprim politik për t’i dëbuar nga pushteti dhe politika shqiptare të gjithë ata të cilët  bartën dhe mbështetën idenë serbe për ndryshim të kyfijve, për ndarjen e Kosovës.

Kur realiteti konstaton atë se politika punon vetëm për interesa të saj personale dhe në dëm të interesave kombëtare, kur interesat personale të tyre janë mbi ato kombëtare dhe publike atëhere shteti, republika dhe demokracia e integrimi janë të kërcënuara seriozisht.

Kur shumica, kur i gjithë kombi shqiptar ishte kunder shkëmbimit të territoreve, pra kundër ndarjes së Kosovës, atëhere populli, vota, rezistenca dhe vullneti i tij nuk duhet ta durojnë dhe as ta falin pabesinë dhe politikën e keqe e të dëmshme, por duhet ta largojnë dhe ta dëbojnë atë nga pushteti, dhe aktualisht si Shqipëria kryeministrin e saj, ashtu edhe Kosova Presidentin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …