Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Tradhtarët dhe hajdutët nuk kanë atdhe

 Tradhtarët, hajdutët por edhe biznesi e paraja e pisët e tyre “e duan” shtetin, shoqërinë dhe atdheun  deri aty dhe deri atëhere kur kanë mundësinë dhe shansin për t’i vjedhur, grabitur dhe shfrytëzuar ato.

Dhe më e keqja vjen atëhere kur tradhëtia, hajnija dhe paraja e biznesi i pisët shkrihen apo kur bashkohen me politikën, pushtetin dhe me drejtësinë.

Atëhere si shteti dhe shoqëria falimentojnë sepse nuk ka as  punë, as zhvillim dhe as progres e as mirëqënie por ka krim, varfëri,  korrupsion,  hajni dhe eksod, ashtu siç realiteti verteton gjëndjen e tillë në Shqipëri e Kosovë.

Tradhtia dhe hajnija janë karakteret më të ulta të njeriut. Kjo sepse tradhtari dhe hajduti janë edhe mashtrues, edhe gënjeshtarë, edhe hipokritë të mëdhenj.

Tradhëtari dhe hajduti  betohen e maskohen, bërtasin e thërrasin  për besnikëri, për ndershmëri dhe  për patriotizëm.

Mjerë ai komb që bie nën sundim të tradhtisë dhe të hajdutërisë.

Kur hajdutët kapin shtetin dhe pushtetin, ai regjim quhet kleptrokraci, që do të thotë sundimi i vjedhjes. Kleptokracia nuk bën pa tradhëtinë, dhe nuk mundet të sundojë hajnija pa tradhtinë.

Tradhtia dhe tradhtarët bashkë me hajninë dhe hajdutët, ata nuk kanë atdhe.

Atdheu i tyre është vetëm pushteti, paraja e plaçka. Tradhtia nuk ka skrupull dhe as moral. Ajo për të ardhur dhe për të qëndruar në pushtet bën aleancë me hajdutin, me krimin, me korrupsionin, me ryshfetin  dhe madje edhe me armqt e kombit dhe të shtetit.

Tradhtia  eshte tipari kryesor qe e karakterizon pushtetin kriminal, të lig, injorant që për interesa të saj ajo bën pazar me  interesin publik, shtetëror  dhe me atë kombëtar. Të njëjtën gjë bën edhe hajduti.

Mjerë ai komb dhe ai shtet qe qeveriset nga tradhëtia dhe nga hajnija politike dhe juridike. Si shembull le të marrin dy shtetet tona si shtete shëmbullore të politikës dhe të drejtësisë së tradhtisë dhe të hajdutërisë. Politikë tipike mashtruese, gënjeshtare, manipulatore që se ka për gjë për të përdorur edhe tradhtinë publike duke premtuar premtime mashtruese,  duke manipuluar, blerë e vjedhur edhe votën, edhe  pushtetin.

Hajdutërinë e verteton vetëm një fakt i cili është ky: ku e gjetën dhe si e bënë parane dhe pasurinë politikanët, pushtetarët e gjyqtarët shqiptarë, pra si e bënë paranë e pasurinë pushtetarët shqiptarë?!

Ata pasurinë e bënë me tradhti, duke gënjyer, mashtruar dhe duke spekuluar e shfrytëzuar postin politik dhe pushtetin.

Tradhtinë e blen lirë armiku i kombit, tradhtari shitet dhe për para u shërben kauzave antishqiptare.

Tradhtari dhe hajduti kur kane fuqi dhe pushtet bëjnë pasurinë duke vjedhur me pushtet dhe me ligj e pa ligj gjënë dhe pasuritë publike, shtetërore dhe të qytetarëve, pra duke tradhtuar dhe vjedhur popullin,  shtetin dhe atdheun e vet.

Pra tradhtia dhe hajnia, tradhtarët dhe hajdutët nuk kanë atdhe, dhe prandaj tradhtia dhe hajnija janë kërcënim i madh për sovranitetin e individit, shoqërisë dhe të shtetit  dhe per  atdheun.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …