leoni

Është ndarë nga jeta Mejreme Ademaj, nëna e Dëshmorit të kombit Vezir Ademaj

Lamtumirë Heroinë Mejreme Ademaj, nënë e katër ushtarëve dhe dëshmorit të UÇK-së, Vezir Ademaj.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të heroinës së nderuar, Nënës së katër ushtarëve dhe Dëshmorit të UÇK-së, Vezirit, të paharrueshmes Mejreme Ademaj.
Kjo humbje e madhe prek jo vetëm familjen Ademaj, por gjithë ata që e kanë njohur dhe e kanë vlerësuar si një simbol të sakrificës dhe përkushtimit për lirinë e atdheut. Me jetën dhe veprën e saj të palëkundur, Mejreme Ademaj mbetet një model frymëzimi për të gjithë ne, dhe kujtimi i saj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe solidaritetin e thellë për familjen Ademaj dhe të gjithë të afërmit e saj. Varrimi i së ndjerës bëhet me 4 nëntor 2024, në varrezat e fshatit Sheremet.
Kujtimi për të qoftë i përjetshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj, përkujton heroin Zahir Pajaziti, kujtime dhe frymëzim për brezat e ardhshëm

Gjeneral, Lahi Brahimaj ka bërë homazhe në ditëlindjen e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai …