Fazli Isufi Tolaj dhe Dinore Avdimetaj-Tolaj sollën në jetë si fëmijën e parë dhe e pagëzuan me emrin Zymer për të pasuar pastaj edhe me dy fëmijët e tjerë: Rrustemin dhe Isufin. Në fëmijëri e zakonshme në shtëpinë e madhe të Isufasmonve, në moshën 9 vjeçare nga një sëmundje e rënde dhe e pashëruar (TBC) humbin nënën dhe këtu fillon jeta e rëndë e bonjakëve. Por duke u falënderuar anëtarëve të familjes se madhe të Isufasmonëve dhe motrave të nënës, u rritën për të marrë veten
Zymeri si gjithë fëmijët tjerë të e asaj kohe të rëndë për popullin shqiptar në Jugosllavinë monarkiste u detyruan të mësonin në mejtep në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, gjithashtu edhe mësimi për fenë islame, pas klasës katërvjeçare detyrohet të ndërpresë shkollën për të u marrë me punë shtëpiake e që nuk ishin te pakta dhe të lehta, që në rini u dallua për shumë veprimtari që i takonin asaj kohe. Ai ishte a për sportet luftarake mundje-rrokje, qitje në shenjë ku dallohet ndër të parët gjë që i dha zemër dhe trimëri për aktivitete të mëvonshme!
Shërbimin ushtarak të asaj kohe e kreu në gardën e krajlit të atëhershëm të Jugosllavisë, falë aftësive fizike të një atleti që i kishte dhuruar perëndia shumë here zë vend të parë dhe mu për këtë bie në sy të atyre që nuk ia deshën të mirën popullit Shqiptar dhe nuk kishte kaluar pa pasoja, aty dhe filluan shenjat e urrejtjes për atë regjim të egër të asaj kohe.
Pasi kreu shërbimin ushtarak tanimë ishte edhe më i kalitur dhe i ushtruar,me rënien e monarkisë së asaj Jugosllavie filluan edhe ndjekjet dhe ndëshkimet për të gjith njerzit që i vlenin Vatanit.
populli shqiptar ishte në udhëkryq, pa drejtim por falë atdhetarëve të kombit mbajtën gjallë nacionalizmin shqiptar që ishte edhe shpresa e fundit për një të ardhme me të ndritur si sinjal( 3 VJET TE KOHES SË SHQYPNISË). Nga ai frymëzim dhe e drejta për te jetuar në trojet e vetat Zymeri kishte atakuar uzurpuesin e një prone të patundshme por e uzurpuar që Serbia u kishte dhënë kolonëve serbë gjatë famkeqes së ashtuquajtur Reforma Agrare. Malazezi Jovan Koka nga Lloqani, për pasojë ai kishte mbetur i vrarë por edhe vrasësi i pazbuluar. (Ajo pronë edhe tani është nën përkujdesjen e Habitatit) sigurisht se Zymeri ishte ngarkuar për atë vrasje por nuk kishin fakte të mjaftueshme për ta arrestuar.
Zymer Fazlia bashkë me djalin e axhës Bajram Rexhë Tolaj, Qazim Meta Tolaj e shumë pjesëtar vullnetarë në luftë ishin dalluar për mbrojtjen e Plavës e Gucisë. Me ta ishin edhe shumë shqiptarë nga Rrafshi i Dukagjinit, shumë prej tyre edhe humbën jetën dhe u plagosën. Ishte vrarë ishte Beqë Metë Hadergjonaj nga Vokshi për të cilin thuhet se ishte një trim dhe hata për bandat çetnike. Zymeri bashkë me vëllaun e Metës Kamerin e kishin vorrosur në një fshat të rajonit të Rozhajës.
Zymeri plagoset në dorën e majtë dhe në pamundësi të vazhdonte luftën detyrohet të kthehet për shërim në shtëpinë e tij. Me fillimin e ndryshimit te regjiimit dhe ardhjes se komunizmit filluan edhe ndjekjet e njerëzve më të devotshëm, filluan diferencimet. Atë e burgosën dhe e dërguan në burgun e Prizrenit bashkë me qindra shqiptarë tjerë ku pritshin edhe gjykimin. Por me thyemjen e burgut u lirua. Prapë filluan ndjekjet tani kishte mbi supe dy aktakuza të rënda ajo e pjesëmarrjes së ti në luftën për mbrojtjen e Plavë e Gucisë dhe për vrasjen e malazezit, Jovan Koka nga Lloqani për këto duhej të lajmërohej në repartin e famkeqes OZNA, në Gjakovë.
Ai vendosi të ikë dhe doli në mal, me qëllim për të shpëtuar nga dhuna e represionin i regjimit. Në shtëpinë e tij regjimi kishte vendosur një punkt të karakollit ushtarak që kishte bazë në “Podin e Gështenjave”, me qëllim që ta pamundësonin ardhjen e tij në shtëpi për t’ u furnizuar me ushqim e gjera tjera elementare. Ia kishin marrë peng, babain, Fazli Isufi per disa ditë në burgun e Deqanit në presion që të dorëzohej Zymeri. Kjo pengmarrje nuk zgjati shumë dhe bacën Fazli e liruan fal intervenimit të Shaban Haxhë Lokaj, i cili ishte në funksion të nënprefektit në komunën e Deqanit, pastaj pason tentim rrethimi i Zymerit në majen e Rupës së Dobroshit aty ku asokohe ishin mobilizuar afër 300 policë dhe vullnetarë të ndryshëm.
(Rrëfim i Zenun Zogut-Osaj nga Deqani që e kishte edhe dajë të nënës).
Falë vigjilencës së tij dhe ndihmës së disa barinjve të bjeshkës së Belegut arriti të u ik dhe afër gjashtë muaj sa edhe qëndruan në bjeshkë të Vokshit, Deqanit Carrbregut, Belegut, Prejlepit, Babati, Dobroshit dhe të gjitha i bjeshkëve të Junikut Qurrshiza dhe Gropa e Ereniku dhe bjeshkës së Nivokazit, Në vjeshtën e vonë ku gjithqka kishte ndryshuar natyrën dhe pritej edhe të fillonte dimri u takua me Mehmet Alinë e Shapteit, Salih Beqë Gacaferin Arif Krrekun Arif Gaxherrin dhe Kadri Lanën qe te gjith nga Juniku. Salih Beqa një intelektual i shkolluar në shkolla të larta deri në Itali kishte ra ndesh me shtetin duke kundërshtuar të padrejtat që i bëheshin popullatës së kësaj ane.
Salihu kishte filluar strukturimin dhe disiplinimin e atyre luftëtarëve dhe përgatiteshin për të formuar celulat e para të NDSHsë (Nacional Demokratikja Shqiptare)simotër e Ballit Kombëtar dhe natyrisht edhe për përgatitje të aksione të mundshme kundër shtetit dhe bashkëpunëtorëve. Ata në rast të rënies në gjurmë kishin ndërmend të kalonin kufirin për në Shqipëri.
Fillimisht shin strehuar në një shpellë në Rrasë të Zogut. Aty kishin grumbulluar armë, ushqim e rezerva për deri në pranverë. Krejt papritmas iu kishte prishur plani dhe organizimi kur u kishin rënë në gjurmë bashkëpunëtorët e regjimit.
Ishte natë Bajrami dhe ata kishin dërguar shokët për të marrë ushqim dhe të festonin bajramin. Nga gjurmët që kishin lëne shokët në borë nuk e patën të vështirë ushtria ta rrethonte shpellës në mëngjesin e 24 nëntorit.
Ja si rrëfente Zymer Fazlia për ato momente dramatike.
Unë sha duke falur namazin e sabahut, ndërsa Salih Beqa ishte duke lexuar në një libër kur u dëgjuan disa zëra dhe ne mendonim se janë ata shokët qe kishin shkuar për te sjellë ushqim për Ditë të Bajramit por ata kishin qenë ushtria që ishin në pëgaditje të rrethit të Shpellës
Salihu më kishte thënë të dilja e të vëzhgoja jashtë shpellës. Kapa apa pushkën dhe kur kam dola ke hyrja, dikush më ka bërtitur të ndaloj. Fillimisht mendova mos shokët po bëjnë shaka me mua, por kur për të dytën herë thirri ndal atëherë kuptova që qenkemi rrethuar. Kam qit pushkë në drejtim të rojës që ishte vendosur para shpellës në atë moment janë hedhur bombat në shpellë dhe roja tjetër më ka gjuajtur mua ku për pasojë mora 6 plumba por fatmirësisht larg organeve vitale pos atyre në fytyrë trup dhe rreth gojës.
Në shpellë janë hedhur disa bomba sipas raportimit të oficerëve gjatë gjyqit. Salihun e kanë dëmtuar shumë. Për vdekjen e Salihut kishte marrë vesh Rrustem Pepshi i cili i u kishte prirë ushtrisë për të ua treguar shpellën( natyrisht nën presion pasi që ishte sekretar rinie në fshatin e Junikut). Gjithashtu nga pushka e tij kishte mbetur në vend i vdekur një oficer i lartë. Zymer Fazlia pastaj largohet nga vendngjarja duke u fshehur rrethit lumit Erenik.
Me vështirësi kalon ujin dhe tani qëllimin e kishte të shkonte kah shtëpia nëpër Pobergjë por nuk kishte takuar askënd të vetin pos Bek Fazlien e Hulajve. Ia kishte dhënë pushkën dhe sahatin e gjepit si shenjë që të ju dërgonte familjarëve, dhe ashtu i përgjakur kalon gjithkund fushave deri në Carrabreg te lagja e Bazhdarajve e quajtur Gerdaja. Aty një plakë vetme në shtëpi ia kishte lidhur plagët sadopak dhe i kishte dhënë një gotë qumësht por as atë s kish mundur ta pinte, sepse ishte i plagosur rëndë. Pastaj plaka duke e uruar qe të ketë fat i kishte sugjeruar të largohej e të mos binte në sy sepse të gjithë do të pësonin.
Në atë rrugë kishte shkuar në Skivjan dhe iu kishte dorëzuar Rrustem Sadrisë të Haxhisalihajve që ishte një teknik mjekësor nga shërbimi ushtarak, që në atë kohë quanin Doktor. Plagët ishin shumë të rënda dhe kishte humbur shumë gjak duke ecur gjatë tërë ditës nga Rrasa e Zogut deri në Skivjan. Prandaj që mos të vinte deri më ke keqja pas qëndrimit treditësh Rrustem Doktori preferon dorëzimin e tij në organeve të Shtetit.
Preja asaj dite vazhdojnë vuajtjet në spitalin ushtarak të Pejës(27 ditë pa ngrënë veten qaj për një qoshe të gojës), pastaj në hetuesi gjer në gjykim (111ditë 9 kg parnga në këmbë).
Gjyqi ushtarak u bë po në të njëjtën kohë ku u gjykuan dhe u dënuan atdhetarët më të njohur të NDSH-së, Gjon Serreçi Ukë Sadiku i Gjurgjevikut me djalin Skenderin gjithsej, 48 dënohen me vdekje.
Zymer Fazlia me ta, deri sa pritej ekzekutimi.
Familja ishin ankuar në shkallë të lart por prapë ri dënohet me vdekje. Prapë ankohen dhe kishin dhënë para të madhe, I zoti shtëpisë Rexhep Osmani kishte deklaruar se do të shiste gjithë pasurinë nëse është nevoja për të paguar avokatët. Kështu që kishin arritur ta korruptonin oficerin zëvendës të atij oficerit që ishte vrarë afër shpellës në rrethim dhe ai kishte thënë se atë se nuk e ka vrarë Zymeri.
Pas kësaj dënohet 20 vjet burg pa të drejt ankese.
Pastaj fillon edhe mbajtja e dënimit nëpër kazamatet serbe së pari në Nish, Bor, në Beograd Smederevë, Mitrovicë të Sremit. Në vitin e nëntë të burgur Tito pë 29 Nëntor 1953 ditën e RSFJ- së kishte dhënë amnisti dhe Zymer Fazlia perfitoi nga kjo.
Ishte liruar nga burgu kur erdhi në fshatin e lindjes gjithçka kishte ndryshua. Shtëpia e madhe e Isufasmonve ishte ndarë nuk ishte më ajo krenaria si më parë.
Fillon jeta në kushte minimale për ekzistencë. Po atë vit me ndihmën e familjarëve dhe shokëve e vëllazërisë martohet me Zejnepe Tahiraj nga Belegu, me të cilën ishte fejuar pak para se të arratisej. Ajo e kishte pritur e fejuar afër 12 vjet. Nuk patin fat me 2 fëmijët e parë të cilët nuk mbijetuan dhe vdiqën menjëherëë pas lindjes. Më pas ajo lindi tre djem: Skënderin Rizën dhe Haxhën.
Në kohën e aksionit famëkeq për grumbullimin e armëve që njihet si koha e Rankoviqit, për Zymer Fazlinë filloi prapë e keqja së pari u ftua në policinë e Deqanit ku i kishin kërkuar të bashkëpunim me organet e shtetit për zbulimin e pjesëmarrësve në luftë për mbrojtjen e Plavë e Gucisë dhe fshatrave te banuara me shqiptarë.
Zymeri nuk kishte pranuar në asnjë mënyrë të tregonte për shokët dhe si pasojë u maltretua në mënyrën më barbare ne stacionin e policisë në Deqan që në ate kohë ishte bërë vend mizor për popullatën e asaj ane.
Zymeri rrahet brutalisht, i kishin thyer edhe brinjët. Dhunën mbi te e kishte ushtruar shefi i stacionit të policisë Akileviq.
Zymer lëngoi nga ato tortura rreth një vit dhe ngadalë mori veten. Jeta vazhdoi më tjerat drejtime pasi kishte krijuar familje atëherë me mund të madh arriti të ngrihet disi. Zymer Fazlia ishte dhe mbeti një atdhetarë i përkushtuar deri në vdekje ai e deshi vatanin i deshi dhe i respektoi luftëtarët, si ata që dhanë jetën për atdheun ashtu edhe ata të cilët luftuan dhe patën fatin të mbesin gjallë. Shqiptarizma ishte gjithçka për të. E donte Vokshin dhe me krenari u në lavdinë e Vokshit. E donte armën e donte odën e burrave dhe në te pati një respekt nga paria që qeveriste në odën e burrave ai fliste për vuajtjet e tij.
Salih Beqë Gacaferin nga Juniku e kishte ideal.
Me këtë rast apelojmë ke të gjitha institucionet që të merren me figurën e ndritur të Salih Beqë Gacaferit dhe në një të ardhme të shpallet hero i Kosovës).
Zymeri falënderonte në veçanti të gjithë ata që i dhanë bukë e veshje për të mbijetuar gjatë 13 muajve sa ishte kaluar në arrati, Ai ua ruajti nderën dhe sakrificën e tyre gjatë hetuesisë dhe nuk dha asnjë emër.
Zymeri përjetoi edhe luftën e fundit Çlirimtare dhe përpjekjet e Serbisë për ta pastruar Kosovën nga Shqiptarët, përjetoi shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve dhe shumë masakra që tanimë dihen. Ai nuk u largua nga vendi deri në ditët e fundit kur popullata që ishte grumbulluar në fshatin Isniq, për te kaluar kufirin 5 mars 1999, por më 1 qershor u kthyen në Pobergjën e djegur e bërë shkrumb e hi, pas përjetimeve aq të rëndë pësoi ndryshime në shëndetin dhe deri në vdekje zgjodhi heshtjen.
Më 17 janar 2002 ndërroi jetë dhe u varros me nderime në fshatin e tij të lindjes në Pobergjë (të njëjtën ditë me luftëtarin e lirisë dhe heroin e Kosovës, Smajl Hajdaraj)
Zymer Fazlia gjithnjë ka besuar në një të ardhme të ndritur të popullit shqiptar. Ai besonte se një ditë do të njihet edhe vepra e tij. Mirënjohjen e parë e mori në 1992 nga presidenti i Shqipërisë Salih Berisha bashkë me të birin e Ukë Sadikut nga Gjurgjeviku Osmon Berisha si NDSH-istë shumë të përvuajtur të tjerë nga regjimi komunist.
Në fund emri i tij u radhit në mesin e 108 heronjve që dhanë jetën dhe u sakrifikuan për Kosovën në mesin e tyre edhe Mentor Tolaj, Arif Pangja i Vokshit. Në Pllakë figuron edhe emri i Zymer Fazli Tolajt, si hero i Kosovës.
Familja ka falënderuar iniciativën e Shoqatës së Historianëve të Deqanit dhe presidentin e Kosovës për këtë nominim sublim për atdhetarin, Zymer Fazli Tolaj. Lavdi jetës dhe veprës së Zymer Fazli Tolaj- Vokshit siç e quanin nga respekti dhe dashuria që tregoi ai për Vokshin.
Të gjitha këto të dhëna janë autentike të zgjedhura nga rrëfimet e vetë heroit të Kosovës, Zymer Fazli Tolaj dhe për të gjitha këto mbajmë përgjegjësi, ne, familja e tij.