Skenderaj feston qetë dhe dinjitetshëm

Skenderaj në natën e ndërrimit të viteve ka festuar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të raportuara në minutat e para të vitit 2017.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë, minutat e ndërrimit të viteve i ka kaluar në Shërbimin e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës të Stacionit në Skenderaj dhe stafin mjekësor kujdestar në QKMF.

Të tri këto shërbime 24-orëshe kanë raportuar se ndërrimi i viteve është shënuar pa incidente të raportuara.

Nënkryetari Nura i ka uruar përzemërsisht të gjithë stafin e shërbimeve kujdestare duke shprehur respektin për punën që po bëjnë në shërbim të qytetarëve të Skenderajt.

Nura ka marrë pjesë edhe në shkrepjen simbolike të fishekzjarrëve në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Komuna e Skenderajt ju uron Vitin e Ri 2017 të gjithë qytetarëve të Skenderajt.

Gëzuar 2017!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …