Skenderaj ka mbajtur takimi i radhës me publikun

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka mbajtur takimin e radhës me publikun, ku para qytetarëve ka shpalosur aktivitetet e qeverisjes komunale brenda një viti, disa nga veprimet që janë realizuar dhe që janë duke u realizuar në komunën e Skenderajt në të gjitha fushat. Ndër të tjera kryetari Jashari theksoi: ”Pa dyshim ky rrugëtim kishte sfida por kemi arritur rezultate dhe të bëjmë punë të mëdha. E filluam me arsimin që është njëra ndër shtyllat kryesore të shoqërisë, me ndarje të 164 bursave për studentët tanë të shkëlqyer, si dhe mbuluam transportin për 200 nxënës të ciklit të mesëm, shpërblyem studentët që kanë arritur suksese në gara shtetërore, kemi organizuar shëtitje një-ditore për personat me aftësi të kufizuar.

– Po vazhdon ndërtimi i shkollave Gjimnazi në Skenderaj, si dhe ndërtimi i shkollave në Polac, Makërmal e Qubrel.

– Për bujqit tanë ndamë 18 serra, 30 motokultivatorë, 40 makina mjelëse, 45 centrifuga për bletarët, ndihmuam 30 fermerë me mekanizëm bujqësor, si dhe dhuruam 11 mëshqerra për fermerë.

– Bëmë zgjidhjen e çështjes së strehimit për 31 familje brenda vitit 2019 dhe po vazhdojmë edhe për raste të tjera.

– Bëmë renovimin e qendrave të mjekësisë familjare në Llaushë, Turiqec, Runik, Klinë të Epërme dhe po vazhdon renovimi në Polac, Prekz i Epërm dhe Çirez, poashtu duke zgjatur edhe orarin e shërbimit mjekësor;

– Filluam zbatimin e projektit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për çdo rast të vdekjes në komunën tonë;

– Në kuadër të transparencës po vazhdojmë publikimin e të gjitha kontratave;

-U shpërblyem me çmim në vlerë prej 141 mijë eurove për qeverisje të mirë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal;

– Filluam me raste të rrënimit të objekteve, të ndërtuara në kundërshtim me ligjin nga qyteti e deri në Qyqavicë.

– Nënshkruam memorandum me Ministrinë e Infrastrukturës në vlerë prej 2 milion eurove, për projektet kapitale, dhe memorandume të tjera si ajo e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

– Meqenëse sivjet ka qenë vit jubilar i 20- vjetorit të çlirimit, kemi nderuar me homazhe çdo dëshmor dhe organizime të akademive përkujtimore.

– Për të rinjtë e qytetit tonë dhe në shenjë mikpritje për bashkatdhetarët tanë, kemi organizuar aktivitetin 60 ditë 60 aktivitete në sheshin e qytetit tonë.

– Parkun ‘’Idriz Rreci’’ e bëmë një vend atraktiv për fëmijët, duke e mbushur këtë park me lodra për fëmijë.

– Shtuam inspektimet për të mbrojtur qytetarët nga konsumi i produkteve me afat të skaduar, duke rritur inspektimet dhe duke bërë publike çdo rast;

– Fituam çmimin si komuna më aktive në kuadër të ‘’Ditës së pastrimit’’, nga organizata ‘’Let’s Do It Kosova’’

– Mbollëm më shumë se 755 drunj dekorativ në qytet;

– Fituam donacion 614 shporta për mbeturina nga Giz-i Gjerman;

– Siguruam blerjen e 3 kamionëve më shumë për kompaninë e mbeturinave ‘’Uniteti’’ që të kemi shërbime më të mira për qytetarët;

– Arritëm të fitojmë donacion kamiona me elemente përcjellëse për Zjarrfikësit tanë nga shteti i Gjermanisë;

– Funksionalizuam Ujësjellësin në fshatin Polac;

– Projekti i zgjerimit të sheshit ‘’Adem Jashari’’ pothuajse është në përfundim e sipër;

– Asfaltuam parkingjet brenda qytetit;

– Filluam projektin për ndërtimin e Poligonit Multifunksional në qytet dhe 258 vendparkingjeve te reja;

– Tani ditë më parë morëm edhe vendimin përfundimtar nga Qeveria për Parkun e Biznesit në Marinë, që nga viti i ardhshëm të fillojmë me infrastrukturën përcjellëse.

Të dashur qytetarë, përveç këtyre të cekura më lartë këtë vit filluam projekte infrastrukturore që përfshijnë asfaltimin e rreth 100 km të rrugëve në komunën tonë. Të dashur qytetarë, për mua ishte privilegj që iu kam shërbyer, dhe që do t’iu shërbej edhe në vitet tjera në vazhdim.”

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …