Skënderaj me aktivitete të shumta kremtoj 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Festa e madhe e Pavarësisë së Kosovës në Komunën e Skënderajt ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Delegacioni i nivelit të lartë të Komunës së Skënderajt të udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kandidatë për deputetë në Parlamentin e Kosovës, drejtorët e Ekzekutivit të Komunës së Skenderajt, anëtarë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, personalitete të kulturës e sportit si dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, duke shprehur mirënjohjen më të thellë për të rënët e Jasharëve.

Kuvendi Komunal ndërkaq ka mbajtur seancë solemne, ku me fjalime janë paraqitur kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu dhe kryetari i Komunës, Fadil Nura.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, homazh përkujtimor është bërë edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë, ku edhe janë vendosur kurora me lule të freskëta te monumenti i dëshmorëve.

Ndërkohë në fshatin Açarevë gjatë ditës është bërë zbulimi i pllakës “Shkëmbi i pathyeshëm” në nderim të rënies së dëshmorit Smail Selim Kodra.

Për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt ka organizuar edhe aktivitete të tjera sportive, me ç’rast në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra” në qytet janë zhvilluar garat sportive në futboll të vogël dhe në basketboll.

Gëzuar të gjithë qytetarëve, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, thuhet në postimin në facebook të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës nën kryesimin e Amrush helshanit mbajti të mërkurën …