Skenderaj organizon grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Skenderajt ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve në Skenderaj, për takim me datë 29.11.2019, ora 10:00, në sallën e kuvendit komunal në Skenderaj. Me qëllim të ofrimit të ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Po ashtu, Komuna e Skenderajt njofton qytetarët, se ka organizuar shtabin për emergjencë dhe ka formuar komisionin për grumbullimin e ndihmave në forma financiare dhe forma të tjera. Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, mund të kontaktojnë në numrin kujdestarë: 044/273-176

Lokacioni për grumbullimin e ndihmave: Qendra e kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, (salla RCFB).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …