Lajmërohen qytetarët e Komunës së Skenderajt se më datën 29.12.2016 (ditë e enjte) do të mbahet Mbledhja Publike me qytetarët, në përputhshmëri më nenin 68.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040 dhe nenin 68 paragrafi 1 të Statutit të Komunës së Skenderajt.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit komunal duke filluar nga ora 11:00.
Luten qytetarët e Komunës së Skenderajt që në ditën dhe kohën e caktuar të marrin pjesë në mbledhje.