Skenderaj për një Ambient të pastër, hapësira pa mbeturina dhe jetë të shëndetshme

Ndër prioritetet kryesore të punës së përditshme, në planet e qeverisjes aktuale të Komunës së Skenderajt, mbetet pastërtia dhe krijimi i një ambienti pa mbeturina, ku qytetarët do të mund të jetonin e vepronin në një mjedis të pastër, që luan rol thelbësor për një jetesë të shëndetshme. Pothuajse çdo ditë, përfshirë ditëve të vikendit, punëtorët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe ata të ndërmarrjes publike Eko Natyra, janë angazhuar në pastrimin e hapësirave publike, kudo që janë vërejtur mbeturinat. Edhe në takimet që kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka me zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, është kërkuar angazhim i përditshëm, me ritëm të shtuar, për të mirëmbajtur çdo hapësirë publike. Ky është edhe premtim i kryetarit Nura, sa i përket ambientit në të cilin jetojmë. Megjithatë, edhe nga qytetarët kërkohet të jenë më të përgjegjshëm, sa i përket mirëmbajtjes së hapësirave publike, duke mos i hedhur mbeturinat vend e pavend. Komuna e Skenderajt fton qytetarët që hedhja e mbeturinave të bëhet në hapësirat e dedikuara për to, në mënyrë që të parandalohet ndotja e mëtutjeshme e ambientit.

May be an image of 1 person, outdoors and tree

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …