Punëtorët e administratës së komunës së Skenderajt sot si zakonisht po qëndrojnë në vendet e punës por kanë marrë vendim të mos kryejë asnjë shërbim për qytetarët pasi ata kanë nisur grevën e urisë në shenjë solidarizimi me kryetarin, Sami Lushtaku, i cili po ashtu po bën grevë në burg. Vendimi është marrë një ditë më parë në një mbledhje të jashtëzakonshme të kësaj komune, ka thënë zëdhënësi i komunës Hajriz Koci. Ai ka theksuar se greva do të vazhdojë derisa institucionet e tjera relevante të reagojnë kundër shkeljes së rëndë që po i bëhen kryetarit Sami Lushtaku, duke shtuar se greva solidarizuese është hapi i parë i shprehjes së pakënaqësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …