Në Sheshin Adem Jashari është mbajtur aktiviteti “Sofra drenicase” ku mori pjesë edhe Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, ky aktivitet u ndjek nga shumë qytetarë të të gjitha moshave. Sofra drenicase u shoqërua me interpretime të këngëve të muzikës tradicionale rapsodike nga anëtarët e Ansamblit Drenica, me veshje kombëtare.
Sofra drenicase është shtruar për diasporën.
Në kuadër të manifestimit ku veç ushqimeve tradicionale, kishte edhe këngë të ndryshme të kënduara nga rapsodët.