Skenderaj shtynë diskutimet publike për një afat të pa caktuar

Dëgjimi publik lidhur me “Rregulloren për dhënien në shfrytëzim deri në një vit të pronës, objekteve, lokaleve dhe hapësirave publike në Komunën e Skenderajt”, është shtyer deri në një afat të pacaktuar, për shkak të masave që ka ndërmarrë Komuna e Skenderajt për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Lidhur me datën e diskutimit të kësaj rregullore, Komuna e Skenderajt do të iu njoftojë më kohë.

Po ashtu do të shtyhet edhe diskutimi publik i projektit ,“Harta Zonale e Komunës (HZK-së) së Skenderajt 2020-2028“, deri në një datë të pacaktuar, për shkak të masave që ka ndërmarrë Komuna e Skenderajt për parandalimin e infeksionit COVID-19

Për datën e diskutimit të këtij projekti, Komuna e Skenderajt do të iu njoftojë më kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …