‘Skënderbeu’ do të vendoset në një themel të ri

Përmendorja e heroit tonë kombëtar,
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Shkup do të zhvendoset për t’u ngritur në një themel
të ri. Komuna e Çairit në kuadër të planifikimeve për rregullimin e kësaj pjese,
ka paraparë edhe zbukurimin e përmendores së Skënderbeut në një themel me
reliev. Në konkursin e shpallur parashihet përpunimi i një themeli të ri me
reliev dhe vendosja e përmendores aktuale të Skënderbeut në themelin e ri. Për
fat të keq, hapësira vizuale e Shkupit është mbytur nga një denduri përmendoresh
të sponsorizuara nga Qeveria e Nikolla Gruevskit. Miliona euro të taksapaguesve
shqiptarë në Maqedoni shkojnë për projektin megaloman ‘Shkupi 2014’, në të
cilin është paraparë ristrukturimi i qendrës së qytetit me një stil antik, duke
ngritur përmendore të antikitetit maqedonas si dhe monumente me personazhe nga
historia mesjetare bullgare e serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …