Fshatrat Skifteraj dhe Remnik të komunës së Vitisë, nga sot pritët të lidhën mes veti me rrugën e re që përshkon përmes lagjes se ”Toplanve” në Skifteraj. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar nga afër punimet që kanë nisur për asfaltimin e kësaj rruge të rëndësishëm. Në fillimin e përurimit të kësaj rruge, pati banorë të dy fshatrave, të cilët u shprehën të lumtur me realizimin e këtij projekti infrastrukturor duke falënderuar kryetarin Haliti për projektin në fjalë. Me këtë rast kryetari Haliti tha se qeverisja lokale e Vitisë, ka kohë që me projekte të shumta po lidhë mes veti vendbanimet dhe po krijon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ai Po ashtu theksoj se ata do të vazhdojnë me ritëm të shtuar të punojnë edhe në projekte të tjera në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komunë, duke përmendur edhe disa projekte që janë realizuar dhe disa që pritet të realizohen së shpejti. Përndryshe ky projekt u mirëprit edhe nga banorët e fshatrave Remnik e Skifteraj, duke vlerësuar si i një rëndësie të veçantë për ta.