Simiq

Sllavko Simiq: Pikërisht frika e regjistrimeve të reja është arsyeja e kësaj gjuetie mediatike kundër Listës Serbe, në Kosovë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar padi ndaj zyrtarit të Listës Srpska, Sllavko Simiq, “për incizimin dhe publikimin e incizimit të jashtëligjshëm”, duke thënë se ato janë akte penale në njërën anë dhe aktivitete dizinfomuese nga ana tjetër. Ky veprim i saj erdhi pas publikimit të një bisede të saj me Simiqin në zyrën e saj në Kuvendin e Kosovës. Pas kësaj padie, zyrtari i Listës Srpska, Sllavko Simiq, i cili mohon akuzat e ngritura nga Kusari-Lila. “Ndonëse kam qenë nën presionin e mediave për t’u shprehur që në fillim të publikimit të komunikimit të përmendur, aludimet e fundit se unë jam prapa regjistrimit dhe publikimit të bisedave tona, që absolutisht nuk janë të vërteta, më detyrojnë të mohoj gënjeshtrat me të cilat Mimoza Kusari-Lila dëshiron të largojë vëmendjen nga fakti se nga Lista Srpska dhe Milan Radojiçiq ka kërkuar mbështetje. Në emër të kujt dhe me urdhër të kujt, ajo e di më së miri. Ndoshta pikërisht nga frika e regjistrimeve të reja arsyeja e kësaj gjuetie mediatike kundër Listës Srpska, mua dhe zotit Radoiçiq, është heshtja dhe nëpërkëmbja e së vërtetës”, ka thënë ai,

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …