Gazeta gjermane “Bild” shkruar se janë shfaqur shumë ankesa sa i përket trajtimit të emigrantëve në kufirin me Maqedoninë. Ky lajm mbështetet në organizata civile të cilat theksojnë se është shtuar keqtrajtimi i emigrantëve në vijën kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë. “Duhet doemos të ketë kushte më të mira, më dinjitoze dhe më humane për qëndrimin e tyre këtu”, tha Muhamed Arif nga UNHCR. Para disa ditëve erdhi deri te përleshja ndërmjet forcave maqedonase të sigurisë në kufi dhe një pjesë të refugjatëve që depërtuan rrethojën për të hyrë në vend. Për të parë gjendjen në terren është paralajmëruar vizita e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për migrim dhe refugjatë Thomas Bocek i cili në ditët në vijim do të inspektojë gjendjen në kampet e refugjatëve në Greqi dhe në Maqedoni.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …