Sllovakia Kosovën e ka prezantuar në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, në konferencën ministrore të procesit të Pragës rreth krizës me emigrantë, e cila po mbahet në Bratisllavë, ku po marrin pjesë ministra të Punëve të Brendshme nga disa shtete. Ky shtet sllav i Evropës nuk ka pranuar që Kosova të prezantohet me simbole shtetërore. Sipas medieve të Beogradit, kjo ka ndodhur për shkak se konferenca ka karakter ndërkombëtar e jo rajonal, dhe duke pasur parasysh që Sllovakia është një ndër pesë shtetet e BE-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Ky veprim e ka “zemëruar” ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skender Hysenin, i cili thuhet se e ka lëshuar mbledhjen. Takimi ka vazhduar edhe pas largimit të ministrit të Kosovës nga konferenca.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …