Sllovakia propozon që samiti në Sofje të mbahet pa flamuj dhe simbole kombëtare, për shkak të pjesëmarrjes së shtetit të Kosovës, të cilin nuk e ka njohur Bratislava zyrtare, ka thënë sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës Sllovake Ivan Korçok. Kemi vepruar në këtë mënyrë disa herë në të kaluarën dhe kemi aplikuar edhe gjatë Presidencës sonë të Këshillit të BE. Ai së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, Piter Pelegrinij, do të marrin pjesë në samitin e Sofjes, theksoi se Sllovakia ka përcaktuar qartë qëndrimin ndaj Kosovës. “Pozicioni i Sllovakisë ndaj ‘shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës‘ nuk ndryshon, dhe kemi përmendur edhe një numër herë, duke përfshirë edhe gjatë vizitës sime të fundit në Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …