Ish-kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radiçova, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës, varet nga përfundimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës atëherë edhe Sllovakia do ta njohë ka konfirmura ajo qëndrimin zyrtar të këtij shteti sllav, i cili është ndarë nga Çekia. Ajo ka thënë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që po përballen “me shumë fatkeqësi, përfshirë edhe varfërinë e madhe, para së gjithash në Kosovë por edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Entuziazmi i qytetarëve të vendeve të Ballkanit për t’ u inkuadruar BE-në po bie, për shkak se nuk shohin një përmirësim të prekshëm në jetën e përditshme. Sllovakia së bashku me Spanjën, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron janë pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …