Ismail Kurteshi

Ismajl Kurteshi: Qeveritarët tanë kanë hyrë në negociata me Serbinë pa status të përcaktuar të Kosovës

Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ku po debatohet për arrestimin e Haradinajt në Francë, ka thënë se arrestimi është rezultat i negociatave të pafavorshme që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë. “Me Serbinë dhe me çdo shtet tjetër duhet të caktohen parimet. Dhe mungesa e tyre sjell fituesin dhe humbësin siç po ndodh me këto bisedime”, tha Kurteshi. Ai tha se bisedimet kanë filluar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe, edhe pse shtetësia e Kosovës është njohur nga mbi 110 shtete demokratike në botë, qeveritarët kanë hyrë në negociata me Serbinë pa status të përcaktuar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …