Smajl Latifi: Sot, përkujtuam 24-vjetorin e thyerjes së kufirit të padrejtë dhe të dhunshëm shqiptaro-shqiptar

Sot, përkujtuam 24-vjetorin e thyerjes së kufirit të padrejtë dhe të dhunshëm shqiptaro-shqiptar, i thyer me luftë, gjak dhe trimëri të luftëtarëve tanë. Beteja e Koshares është fletë e ndritshme e luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar. Në këtë vijë frontale luftimesh u përjetësuan në kujtesën e brezave 114 luftëtarë trima, dëshmorë të kombit. Heronjtë Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi, Ali Ivaja…së bashku me shokët e tyre nga vise të ndryshme shqiptare, e që janë 114, i dhanë kuptim atdheut dhe luftës për çlirim, duke u bërë vetë të pavdekshëm. Në betejën e Koshares, kishte shumë luftëtarë trima edhe nga Anadrini, 5 nga të cilët u pavdekësuan, si: Ramiz B. Krasniqi – Dejn, Hamëz A. Thaçi – Xërxë, Haziz R. Tolaj – Pataqan, Naim Sh. Arllati- Brestoc dhe Luan R. Gashi – Hoçë e Vogël. Në luftimet e Koshares u çimentua me gjakun e kuq, ideali dhe aspirata e lartë e lirisë dhe bashkimit kombëtar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët! Lavdi veprës së heronjve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …