Smajl Latifi: Kuvendi i Komunës së Rahavecit miraton Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031

Në seancë të jashtëzakonshme, sot Kuvendi Komunal njëzëri miratoi dokumentin strategjik më të rëndësishëm për Komunën e Rahovecit, Planin Zhvillimor Komunal 2023 – 2031.
Me këtë plan kemi paraparë zgjerimin e zonave ndërtimore, të zonave të kombinuara për biznes (ndërtim dhe zonat për biznese), si dhe ruajtjen e zonave bujqësore. Po ashtu, parashihet shfrytëzimi i tokave, si në vijim:
➖21,247.30 hektarë, prodhim parësor (bujqësi dhe pylltari);
➖1616.26 hektarë, prodhime dytësore (industri e lehtë dhe energji e ripërtëritshme);
➖939.80 hektarë, prodhime tretësore;
➖547.38 hektarë, rrjet i transpotit, logjistikë dhe infrastrukturë publike;
➖2757.3 hektarë, për banim;
➖399.07 hektarë, për shfrytëzime të tjera.
Ky dokument strategjik u hap rrugë investimeve dhe zhvillimit ekonomik të Komunës së Rahovecit.
Po ashtu, pas miratimit të PZhK-së, do të procedojmë edhe dokumentet, si: Vlerësimin Strategjik të Mjedisit dhe Hartën Zonale, të cilat përcaktojnë, veç të tjerash, edhe etazhitetin e objekteve në zona të caktuara.
𝗜 𝗳𝗮𝗹ë𝗻𝗱𝗲𝗿𝗼𝗷 𝗽ë𝗿𝘇𝗲𝗺ë𝗿𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗽ë𝗿 𝗮𝗻𝗴𝗮𝘇𝗵𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸ë𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺, 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝘀ë 𝗽ë𝗿 𝗨𝗿𝗯𝗮𝗻𝗶𝘇ë𝗺, 𝗣𝗹𝗮𝗻𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺 𝗛𝗮𝗽ë𝘀𝗶𝗻𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗠𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲 𝘁ë 𝗠𝗷𝗲𝗱𝗶𝘀𝗶𝘁, 𝘇. 𝗔𝗹𝗯𝗻𝗼𝗿 𝗠𝘂𝗹𝗹𝗮𝗯𝗮𝘇𝗶, 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿ë𝘁 𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝘃𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲, 𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝘁ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝘀𝘂𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗲𝘁 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗻ë 𝗥𝗮𝗵𝗼𝘃𝗲𝗰!
Falënderues ndaj të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal për diskutimet konstruktive dhe për përkrahjen e dhënë në miratimin njëzëri të PZhK-së!
Urime!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …