leoni

Smajl Latifi: Kujtimi i veprës së bashkëveprimtarëve dhe të bashkëluftëtarëve është i përhershëm

Sot, në Iliron (ish-Dobërdalan), bashkë me familjarë e me bashkëluftëtarë, në 25- vjetorin e rënies në fushë të nderit, nderuam veprën heroike të dëshmorëve të kombit: Enver Duraku nga Krusha e Madhe (i plagosur rëndë, ku si pasojë e plagëve u përjetësua më 3 prill 1999 (në Spitalin Ushtarak të Pagarushës) dhe Shefki Thaçi nga Rogova e Hasit, të cilët për 8 ditë e 8 net luftuan deri në flijim.

Kujtimi i veprës së bashkëveprimtarëve dhe të bashkëluftëtarëve është i përhershëm, sepse ideali për të cilin ata vepruan, luftuan dhe u flijuan ishte i lartë dhe është i pavdekshëm.

Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …