Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur i pakënaqur me dënimin prej 22 vjetësh burgim për të akuzuarin për krime lufte, Darko Tasiq. Ai përmes një postimi thotë se asnjë vërdikt a dënim nuk është i mjaftueshëm kur drejtësia përballet me fytyra nënash të përvuajtura e familjarë të të vrarëve e të masakruarve. Latifi thotë se “fakti që qindra krime, masakra, krematoriume po shpërlahen me 22 vjet vuajtje dënimi është i papranueshëm dhe indinjues sepse prek direkt në ndjenjat e atyre që humbën më të dashurit në luftë, na prek ne si pjesëmarrës aktiv në luftë dhe në shtetndërtim, kur dihet se të tilla krime kërkojnë përgjegjësi më të lartë morale, paanësi dhe dënim maksimal, që drejtësia të vihet në vend”. Ai ka thënë se shteti duhet të këmbëngulë e të kërkojë drejtësi dhe ndëshkim për krimet e Serbisë në Kosovë të kryera nga kriminelët serb.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …