Smajl Latifi

Smajl Latifi: Fitorja jonë do të konfirmohet më 14 nëntor 2021

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kandidat edhe për një mandat qeverisës në këtë komune, ka thënë se AAK-ja ka rritur votën për 40 për qind në Kuvendin Komunal për dallim nga zgjedhjet e kaluara. “Besimi i qytetarëve të Rahovecit po rritet për mua dhe AAK-në. Fitorja jonë do të konfirmohet më 14 nëntor”, ka thënë Latifi për RTK. Ai ka theksuar se qeverisja e tij është vlerësuar nga shumë institucione kredibile që merren me qeverisjen lokale. “Mendoj se fitorja do të jetë me një diferencë të madhe në raundin e dytë. Unë kam aleancë me qytetarët e Rahovecit”, ka thënë Latifi. Në raundin e parë, Smajl Latifi ka marrë 10 mijë e 144 vota, që do të thorë  47 për qind të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …