Smajl Latifi: Heroi Mentor Krasniqi përherë do të kujtohet si luftëtar trim dhe djalë i zoti

Sot, në 25-vjetorin e përjetësimit, ruaj kujtimet më të mira për kolegun tim të dashur të studimeve e të të njëjtit profesion, Mentor Krasniqin nga Bukoshi, ku përveçse kemi banuar bashkë, kemi bashkëvepruar si të organizuar në kuadër të LKÇK-së e më pas edhe në UÇK.
Heroi Mentor Krasniqi përherë do të kujtohet si luftëtar trim dhe djalë i zoti, i cili qe në rreshtat e parë të UÇK-së dhe në vijat më të nxehta të zjarrit, luftëtari që bëri stërvitjen e ushtarëve e u dëshmua për guxim dhe vendosmëri deri në ditën e përjetësimit, më 2 qershor 1999, ku u stolis me kurorën e lavdisë, për shkak të plagëve të rënda që mori në luftimet mbinjerëzore të zhvilluara një ditë më parë në betejën e njohur të Bukoshit.
Drita e veprës dhe gjakut të Mentorit, si dhe e të gjithë luftëtarëve që ranë me pushkë në dorë, ndriçon rrugën për brezat që duan t’i shërbejnë atdheut dhe kombit.
E pavdekshme është vepra atdhetare e Heroit Mentor Krasniqi!
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë

Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. …