Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shënuar Ditën e të Zhdukurve me Dhunë më 27 Prill, duke bërë homazhe dhe ndezur flakadanët në Krushë të Madhe. Ai e theksoi këtë ditë si një moment për të kujtuar dhe kërkuar drejtësi për të zhdukurit nga dhuna shtetërore serbe gjatë luftës në Kosovë. Kryetari Latifi tha se, 26 vjet pas ngjarjeve tragjike, kërkojnë nga të gjitha institucionet, veçanërisht ato ndërkombëtare, që të bëjnë presion të fortë ndaj Beogradit për të mbyllur këtë kapitull dhe për të dhënë fund makthit të familjeve të të pagjeturve. Ai theksoi se vetëm në Krushë të Madhe ende mungojnë 64 persona, ndërsa në nivel vendi numri i të pagjeturve është 1588, përfshirë këtu edhe intelektualin dhe atdhetarin, profesor Ukshin Hoti. “26 vjet më pas, fatkeqësisht, kërkojmë me ngulm nga të gjitha institucionet që të bëjnë presion mbi Beogradin zyrtar dhe të mbyllin këtë plagë të hapur që vazhdon të kullon gjak në Republikën e Kosovës,” u shpreh kryetari Latifi.
