Smajl Latifi: Komuna e Rahovecit është e hapur plotësisht dhe mirëpret investimet dhe bizneset nga mërgata

Sot, mora pjesë në aktivitetin në kuadër të projektit MARDI, të financuar nga Caritas-i Zviceran, “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal – Diskutim Rajonal mbi Investimet” me Komunën e Rahovecit, të Prizrenit dhe të Suharekës.
Qëllimi i aktivitetit ishte që komunat të paraqesin projekte që mund të tërheqin investime dhe partneritete nga mërgata, si dhe të ofrojë një platformë rrjetëzimi mes komunave, bizneseve lokale dhe komunitetit të mërgatës.
Para të pranishmëve paraqita mundësitë e investimeve në Komunën e Rahovecit.
Për çdo fundvit bëhet publikimi i listave të përgjithshme dhe të veçanta për pronat e lira komunale;
▪ Dhënia e pronës komunale në shfrytëzim përmes ankandeve publike, për të gjitha bizneset të cilat kanë nevojë për hapësira të reja me qëllim të zgjerimit të biznesit;
▪ Lirimi nga taksat afariste. Rreth 70% e kodeve të aktiviteteve janë të liruara nga taksat afariste. Po ashtu, të gjitha bizneset fillestare janë të liruara nga taksat afariste për vitin e parë;
▪ Subvencionimi i bizneseve;
▪ Konsulencë falas për të gjitha bizneset të cilat dëshirojnë të aplikojnë në thirrjet e granteve që ofrojnë ministritë e ndryshme.
Projektet kapitale në funksion të zhvillimit ekonomik lokal:
➢ Ndërtimi i lokaleve afariste zejtare;
➢ Ndërtimi i Parkut industrial në Opterushë, në vlerë prej 1,688,216.52€, në sipërfaqe prej 34.85ha;
➢ Krijimi i hapësirave të reja për biznese të planifikuara në PZHK, si psh:
➢ Krushë e Madhe, mbi 70 hektarë,
➢ Xërxë,
➢ Rahovec – rruga për Suharekë,
➢ Kramovik,
➢ Malësi e Vogël,
➢ Ratkoc.
Mundësia e investimeve në zonat me potenciale turistike dhe agroturistike në komunën e Rahovecit:
➢ Fshati Zatriq,
➢ Fshati Kaznik – te Pishat;
➢ Fshati Zoqisht;
➢ Maja e Shkodranit.
Zonat me potencial për energji të ripërtëritshme:
▪ Fshati Zatriq – Prodhimi Energjisë Elektrike përmes turbinave me erë, me kapacitet 90 megavatë;
▪ Fshati Gur i Kuq dhe Kramovik – Prodhimi i energjisë diellore, përmes paneleve solare, me kapacitet mbi 100 megavatë energji elektrike.
Komuna e Rahovecit është e hapur plotësisht dhe mirëpret investimet dhe bizneset nga mërgata!
Ju bëjmë thirrje që pa humbur kohë, të shfrytëzoni këtë mundësi!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …