Smajl Latifi: Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari

Sot, në Polluzhë, me respekt të thellë dhe me mirënjohje të përjetshme, nderuam 26-vjetorin e rënies në logun e trimërisë të dëshmorëve të kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari, si dhe martirët e fshatit Polluzhë.
Ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e këtij vendi, na kujtojnë përkushtimin e palodhur dhe sakrificën e tyre sublime për atdheun. Kujtesa jonë mbetet e gjallë, edhe pse vitet kalojnë. Vepra e tyre është një testament i pashlyeshëm i guximit dhe i dashurisë për liri, themele që nuk do të lëkunden kurrë.
Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari, si dhe martirëve nga Polluzha, të cilët derdhën gjakun për t’u fituar liria në këtë truall!

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …