Smajl Latifi: Libri “Doktori që i dha jetë lirisë”, dërgon porosinë e lirisë, si vlerë universale

Sot, në mesin e shumë personaliteteve, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, mora pjesë në përurimin e librit: “DOKTORI QË I DHA JETË LIRISË”, kushtuar dëshmorit të kombit, Dr. Fahredin Sh. Hoti, libër i shkruar nga djali i tij e miku im, Besnik Hoti. Kur shikojmë në historinë tonë, shohim se çdo dëshmor i kombit ka lënë një gjurmë të pashlyer në rrugën e lirisë. Liria ishte mision për Dr. Fahredin Hoti dhe për këtë mision ai ishte i gatshëm të japë gjithçka, madje edhe jetën e tij. Libri “Doktori që i dha jetë lirisë”, dërgon porosinë e lirisë, si vlerë universale. Ne që e njohëm Dr. Fahredin Hoti, do t’i kujtojmë përherë cilësitë e këtij personaliteti të nderuar, intelektuali dhe profesionisti, njeriut human dhe fisnik, i cili ishte në shërbim të pacientëve, shëronte plagët e luftëtarëve e trajtonte të gjithë ata që kishin nevojë. Doktor Fahredini u dha i tëri për të shpëtuar çdo ushtar të UÇK-së, që kishte marrë plagë nëpër betejat anekënd Kosovës. Shëndetësia parësore në komunën tonë ofron shërbime për qytetarët, institucion ky shumë i rëndësishëm që me nder e krenari e mban emrin e dëshmorit të kombit, Dr. Fahredin Hoti. QKMF “Dr. Fahredin Hoti”, ruan kujtimin dhe lartëson veprën e doktorit të luftës, vetëm duke u zhvilluar, përparuar dhe ofruar çdoherë shërbime sa më të mira për qytetarët. E përgëzoj mikun tim, Besnik Hoti, për botimin e këtij libri me vlerë!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …