27 vjet nga rënia heroike e LUAN HARADINAJT në Qafëmullar të Pashtrikut. 15 vjet nga ndarja fizike e atdhetarit shqiptar ISMAJL HARADINAJ.
Luan Haradinaj u frymëzua nga heroi i paepur Ismajl Haradinaj dhe bëri histori që frymëzoj brezat për t’i rrokur armët kundër pushtuesve. Ismajl Haradinaj, nuk e ligshtoi burgu, s’e thyen asnjëherë as torturat e xhelatëve që mbillnin farën e vdekjes në truallin shqiptar. I mbrujtur me idealet e larta të lirisë, të vendosur pë t’iu qëndruar besnik atyre e për t’i jetësuar ato, i mishëruar me qëndrimet e qarta të bacës Ismajl dhe nga vepra atdhetare e tij, Luani bashkë me vëllezërit Haradinaj morën frymëzimin e u bënë ai uragani i madh që ua prish e ua shkatërron planet pushtuesve dhe u jep shpresë liridashësve që me grykën e pushkës të ecin krenar drejt fitores së lirisë. Shpirtmadhin, Luanin nuk e ndalën vështirësitë dhe rreziqet, nuk u smbraps përballë të keqes, por rrugëtoi përpara, pa u ndalur çau rrugën e ndërshiptar, kufirin që na ndante, si një zemërluan e një uragan çlirimtar. Rënia e Luan Haradinaj në betejën e Qafëmullarit, bartja e trupit të pajetë nga i vëllai Ramushi, qe porosi se lufta po vjen dhe lirinë do ta fitojmë, duke i kthyer malet dhe kodrat tona në shtigje lufte, të pakapërceshme për armiqtë. Luani shembi kufirin mes vëllezërve të një kombi të copëtuar dhunshëm, kufirin që shkaktoi dhimbje e lot në familjet shqiptare. Luani sillte zjarr lirie në truallin e Kosovës së pushtuar dhe luftëtarë lirie për çlirimin e saj. Rruga e Luanit me shokë bëhej për të trimfuar jeta mbi vdekjen, liria mbi robërinë dhe bashkimi mbi ndarjen e kombit. Rruga e Luanit bëhej për ta fituar shpresën populli ynë, për të mos rënë Kosova, për ta flakur mentalitetin e të robëruarit dhe për ta ndryshuar realitetin e pushtuar nga mashtrimi pacifist, mashtrim i cili përmes bashkëjetesës paqësore me pushtuesit, mbante peng liridashësit e shumtë. Plaga vdekjeprurëse që mori Luani në betejën e Qafës së Mullarëve, emrat që ishin me të, historia që u shkrua në këtë përpjekje, sikurse edhe bartja e trupit të Luanit nga i vëllai-Ramushi dhe varrimi i trupit të tij në Vlahnë të Hasit, te të gjithë liridashësit e vërtetë, ishin këmbana të forta alarmi, se lufta do të jetë e ashpër dhe heroike, me dhembje shumë e lot krenarie. Luani ishte si ai zjarri dhe ajo llava e vullkanit që djeg armiqtë e këtij trualli. Djemtë si Luani ishin tmerr për forcat pushtuese. Lulet e kuqe të majit, janë lulet më të bukura, sepse kanë aromë gjaku. Kush deshti e kuptoi se data 6 maj 1997 ishte një tregues i qartë, se lufta e armatosur çlirimtare është e vetmja mundësi për t’u çliruar nga Serbia. Lavdi përjetësisht heroit LUAN HARADINAJ!
Nderime dhe lavdi, atdhetarit të madh shqiptar, ISMAJL HARADINAJ!