Smajl Latifi: Luftëtari Asllan Kleqka do të kujtohet ndër breza, si dëshmi e angazhimit dhe kontributit të tij në luftën për çlirimin e Kosovës

Sot, bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë, pikërisht në kopshtin e dëshmorëve në Rahovec, me respekt e pietet të lartë kemi nderuar kujtimin për veprën e dëshmorit të UÇK-së, Asllan Kleqka, në 25-vjetorin e përjetësimit në altarin e lirisë.
Luftëtari Asllan Kleqka dhe vepra e tij do të kujtohet ndër breza, si dëshmi e angazhimit dhe kontributit të tij në luftën për çlirimin e Kosovës, ashtu siç jemi mirënjohës edhe për angazhimin dhe kontributin e drejtpërdrejtë në luftën e UÇK-së, të 3 bijve, vëllezërve Luan, Destan dhe Jeton Kleqka.
Në këtë përjetor, padyshim ne u përkulëm me respekt edhe para varrit të bashkëluftëtarit tonë, Luan Kleqkës, i cili po të ishte fizikisht në mesin tonë, do të festonte ditëlindjen e 52-të.
Luftëtarët e lirisë, kanë veç ditëlindje, për shkak të kontributit të veçantë për lirinë që sot e gëzojmë, ashtu sikurse dëshmorët që janë të pavdekshëm në histori dhe në kujtesën e brezave.
Lavdi përjetë dëshmorit të kombit, Asllan Kleqka!
Lavdi të birit të tij, familjarit dhe bashkëluftëtarit tonë të dashur, Luan Kleqka!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …