Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVLUÇK-së në Rahovec dhe familjarë, është bërë zbulimi i lapidarit të ish-ushtarit të UÇK-së, major Skënder Gashit. Kryetari Latifi ka thënë se Skënderi ishte ndër ushtarët e parë të lirisë, i cili la rehatinë dhe mirëqenien në Austri dhe u bashkua në radhët e çlirimtarëve në UÇK. “Jeta dhe vepra e tij qenë mbushur me atdhedashuri dhe në çdo hap e veprim e dëshmoi këtë. Pjesëmarrës në shumë beteja të UÇK-së prej nga doli faqebardhë e i pathyer. Udhëhoqi me përgjegjësi njësitin që i ishte besuar, duke mos ju bërë bisht asnjëherë detyrave luftarake. Skënder Gashi u vra pabesisht nga një dorë tinzare më 18 shtator të vitit 2000, duke lënë në kujtesë një mori veprash luftarake e organizative. Eprori i TMK-së Skënder Gashi do të mbahet mend për punët e mëdha e fjalët e pakta, ka thënë mes tjerash kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …