leoni

Smajl Latifi: Me hidhërim të madh e mora lajmin për vdekjen në moshë të re të veteranit të UÇK-së, Nazim Latif Veliu

Me hidhërim të madh e mora lajmin për vdekjen në moshë të re të veteranit të UÇK-së, Nazim Latif Veliu. Vdekjet si kjo na krijojnë ndjenja të pakëndshme dhe njeriu e ka të vështirë ta pranojë realitetin e hidhur. Nazimi gjatë luftës çlirimtare u vu në shërbim të atdheut dhe mori edhe plagë, ndërsa nga familja e gjerë Veliu pati disa luftëtarë të UÇK-së, në mesin e të cilëve, edhe Bajram Veliun, që ra në fushë të nderit. Këto kontribute për të mirën e përgjithshme e nderojnë secilin njeri dhe secilën familje. Gjithsesi, disa njerëz lënë gjurmë të dukshme ndër breza.
Në këtë moment të trishtueshëm për familjen Veliu, shokëve dhe miqve të Nazimit, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe keqardhjen time të thellë për humbjen e jetës së një veterani të UÇK-së dhe plagosjen e vëllait të tij Lulit, të cilit i urojmë shërim të shpejtë.
Në çastin aktual, ku dhimbja e trishtimi janë në shpirtin e secilit qytetar të përgjegjshëm, vetëpërmbajtja dhe besimi në institucionet e rendit e të drejtësisë, duhet të mbizotërojnë.
Jeta është e papërsëritshme dhe ne duhet të luftojmë e të përpiqemi fort për jetën. Vdekjen, punën e sakrificën madhore ia kemi borxh vetëm atdheut dhe lirisë.
U prehsh në paqe, Nazim!

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …