Më pikëlloi pa masë vdekja e bashkëluftëtarit dhe tezakut tim, Nexhat Kabashit nga Zaqishti!
Të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje e keqardhje, atyre që e ndjejnë në shpirt vdekjen e Nexhatit, ju shpreh ngushëllimet e mia, të shokëve e të bashkëpunëtorëve të mi, ndërsa familjarëve edhe një herë ju kërkoj ta përjetojnë me dinjitet këtë humbje, ashtu siç jetoi, luftoi e punoi Nexhati ynë i shtrenjtë.
Në moshën 54-vjeçare ka vdekur veterani – invalidi i UÇK-së Nexhat Murat Kabashi (6.05.1971) nga Zoçishti.
Varrimi i të ndjerit me ceremoni ushtarake bëhet më 25 mars 2025, në orën 12:00 në fshatin e tij të lindjes në Zoçishtë.
Dega e OVL të UÇK-së në Rahovec ju shpreh ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe farefisit të Nexhatit!
Lavdi e nderim luftëtarit të lirisë, Nexhat Kabashi! Qoftë i përjetshëm kujtimi për këtë luftëtar të paepur!