Smajl Latifi: MËRGIMTARËT JANË PJESË E JONA ME VLERË

MËRGIMTARËT JANË PJESË E JONA ME VLERË
Si çdo herë, edhe këtë vit, Rahoveci po mbushet me qindra e mijëra mërgimtarë nga Evropa dhe Amerika e largët. Ata vijnë, jo vetëm për të pushuar, por edhe për t’u çmallur me familjet e miqtë, me vendin e shtëpitë ku kanë lindur e janë rritur. Ata vijnë në vendin tyre. Komuna e Rahovecit, edhe këtë vit, është e angazhuar maksimalisht që të krijojë kushte sa më të mira, në mënyrë që mërgimtarët të kënaqen edhe këtë verë. Jemi mobilizuar për shërbime administrative komunale e që të ketë vendparkime të mjaftueshme për ta, kemi krijuar sportel të veçantë për mërgatën (one stop shop), po ashtu, mund të shfrytëzohen edhe pesë e-kiosqe (Rahovec, Ratkoc, Xërxë dhe Krushë e Madhe) për marrjen e shërbimeve administrative, si dhe do të organizojmë ngjarje kulturore e takime të përbashkëta për t’u çmallur, por edhe për të shkëmbyer ide dhe përvoja për projekte të reja zhvillimore në komunën tonë.
Dyert e Zyrës së Kryetarit do të jenë të hapura për mërgimtarët çdo ditë!
Mirë se vini!
Smajl Latifi

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …