leoni

Smajl Latifi: Mirë se vini në Festën e Vjeljes së Rrushit, Hardh Festin e Rahovecit, më 6, 7 dhe 8 shtator

Të dashur qytetarë,
Nesër, më 6 shtator, fillon Festivali i Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest.
Jemi të lumtur t’ju ftojmë të bëheni pjesë e “Hardh Fest”, festivali më i madh në rajon, që kremton vjeljen e rrushit dhe bukuritë e bujqësisë sonë! Këtë vit, do të festojmë traditën e përpunimit të rrushit me aktivitete të shumta, me muzikë, me degustim verërash dhe me shumë surpriza të tjera.
Në këtë festë, do të keni mundësinë të:
– Merrni pjesë në ceremoninë tradicionale të vjeljes së rrushit;
– Degustoni verëra autentike lokale nga kantinat më të njohura;
– Shijoni muzikë live dhe performanca artistike;
– Merrni pjesë në gara dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat;
– Zbuloni traditat e lashta dhe mënyrat e përpunimit të rrushit.
Si kryetar i Komunës së Rahovecit, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëkombësit tanë kudo që janë e shtetasit e huaj, të mos e humbasin rastin, të vijnë dhe të përjetojnë Festën e Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2024!
Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj përvoje unike që lidh historinë me të ardhmen dhe bën së bashku komunitetin tonë. Rezervoni datat 6, 7 dhe 8 shtator e bashkohuni me ne në këtë festë të madhe të rrushit dhe të verës!
Ju mirëpresim të gjithëve!
Mos mungoni!
Mirë ardhshi!
Rahoveci ju mirëpret!
Për më shumë informacione rreth programit të plotë, shihni më poshtë⬇️

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt konsultimi publik për Ri-Kategorizimin e monumentit të natyrës “Kanioni i Drinit të bardhë te Ura e Fshejtë”

Në sallën e kuvendit komunal në Rahovec, u mbajt konsultimi publik i propozimit për ri-kategorizimin …