leoni

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin e rënies së tyre, në Bjeshkën e Zatriqit, si dhe në varrezat e dëshmorëve, në vendlindjen e tyre në Ratkoc, ka përkujtuar dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin, të cilët në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti, kapën armët dhe luftuan deri në frymën e fundit kundër pushtuesit serb.

Visar Hoti dhe Safet Latifi u angazhuan në rrjedhat e veprimtarisë për liri në LKÇK, në një periudhë të rëndë të robërisë, ku e vetmja rrugë për liri kishte mbetur lufta e armatosur çlirimtare.

Dëshmitë tona flasin për shumë e shumë vepra të mira të këtyre dy luftëtarëve të dëshmuar të Batalionit të III-të të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të UÇK-së, para dhe pas kësaj date, të cilat u kurorëzuan me 18 prill 1999, ku bashkë e vulosën pavdekësinë në betejën heroike të Zatriqit.

Veprimtaria dhe sakrifica e tyre janë burim frymëzimi për të gjithë ne. Ato na mësojnë se liria nuk fitohet pa sakrificë dhe se vetëm me përkushtim e ndershmëri mund ta çojmë Kosovën përpara.

Lavdi e përjetshme Visarit, Safetit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë! ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, i pari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Bizneset paralajmërohen se do të gjobitën nëse nuk mirëmbajnë hapësirat para lokaleve të tyre

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Malishevës njofton të gjitha subjektet afariste që operojnë …